90% e popullsisë së botës funksionon me dorën e djathtë. Edhe shkenca konfirmon se njerëzit primitivë në pjesën më të madhe përdornin dorën e djathtë. Por pse?
Sipas biologut evolucionar William Fitch në Universitetin e Vjenës, kur u bëmë dykëmbësh ne diferencuam funksionet në anët e ndryshme të trurit për të përmirësuar efikasitetin e tyre; prandaj hemisfera e majtë është specializuar tek gjuha, një nga funksionet më vendimtare të species sonë, dhe kjo ka sjellë si efekt anësor preferencën manuale për të djathtën, që komandohet nga ajo hemisferë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.