Këshilla & Arsye

October 25, 2019 | 9:20

Pse shumica e të rinjve nuk ndihen të lumtur në ditët e sotme

Gjithnjë e më shumë të rritur dhe adoleshentë të rinj ndjehen të pakënaqur, në depresion dhe të trishtuar – kjo është tendenca alarmante që kanë treguar sondazhet e bëra mes të rinjve gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të fundit, ka pasur një rritje drastike të çrregullimeve të humorit dhe shqetësimit psikologjik tek adoleshentët dhe të rriturit e sotëm.

Psikologu që vepron në çështjet e të rriturve të rinj dhe atyre të adoleshentëve, JM Twenge, nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin Shtetëror San Diego, së bashku me kolegët e saj, studiuan dhe analizuan me kujdes të dhënat nga National Survey on Drug Use and Health dhe shifrat e gjetura ishin të frikshme:

  • Ka pasur një rritje prej 52% të çrregullimeve të humorit, duke mbizotëruar mendimet depresive, dhe rrjedhimisht, rezultate të orientuara drejt vetëvrasjeve tek adoleshentët (nga mosha 12 deri në 17);
  • Gjithashtu ka një rritje prej 63% mes të rriturve të rinj (nga mosha 18-25 vjeç).

Për fat të mirë, njerëzit mbi 26 nuk lidhen me ato shifra.

Kush janë faktorët që duhet të fajësohen?

JM Twenge dhe kolegët e tij pretendojnë se ekzistojnë 2 faktorë modernë për t’u fajësuar:

  • Rritja e komunikimit elektronik
  • Një ulje në kohëzgjatjen e gjumit

Mediat sociale, lajmërimet e ndryshme dhe atributet e tjera të botës dixhitale prekin një person në rritje në një masë shumë më të madhe nga sa mendojmë. Sasia e komunikimit të vërtetë duket se ka arritur tashmë në minimumin e saj, fëmijët e kalojnë gjithë kohën e lirë duke biseduar me miqtë në internet ose duke parë video në YouTube, përmbajtja e të cilave gjithashtu mund të jetë arsyeja e çrregullimeve të humorit të tyre dhe ndjenjave të pakënaqësisë.

Meqenëse koha e kaluar në internet ikën shumë shpejt, bëhet më e vështirë të lini mënjanë pajisjet dhe të shkoni për të fjetur në kohë. Si rezultat, adoleshentët fillojnë të zvogëlojnë regjimin e tyre të gjumit në mënyrë që të mos humbasin diçka të rëndësishme në internet. Sidoqoftë, është një fakt i mirënjohur që gjumi i mirë ndihmon trupin të rimbushet me energji, i jep atij fuqi të kryejë më mirë detyra intelektuale, si dhe të ndjehet më mirë në përgjithësi.

Si mund të dalim nga kjo situatë?

Në ditët e sotme aftësia për të arritur fëmijën e tyre në çdo moment duket se ka një rëndësi të madhe. Prandaj, prindërit mund ta konsiderojnë si një detyrë uljen e kohës së fëmijëve të tyre në internet ose, madje edhe më shumë, të përpiqen t’i mbajnë larg pajisjet nga shkolla. Përdorimi i një SmartWatch mund të jetë një mundësi e mirë – gjithmonë mund të shihni se ku janë fëmijët dhe të jeni të sigurt që nuk po shfletojnë në internet.

Monitorimi i aktiviteteve të fëmijëve tanë dhe koha e kaluar në internet mund të ndihmojë në rregullimin e shëndetit mendor të prindërve dhe fëmijëve. Për fat të mirë, shumica e telefonave inteligjentë kanë mundësi të veçanta që lejojnë prindërit të kufizojnë kohën e fëmijëve të tyre para ekranit, të monitorojnë përmbajtjen që fëmijët e tyre shikojnë dhe të kontrollojnë aksesin e përgjithshëm në aktivitetet në internet. Gjithashtu, ka një mori aplikimesh që mund të ndihmojnë prindërit edhe me këtë.

Për më tepër, prindërit duhet të jenë gjithnjë në gjendje të gjejnë kohë të interesohen për jetën e fëmijëve të tyre dhe të tregojnë mbështetje, mirëkuptim dhe empati kur të jetë e nevojshme.

 

 

Burimi / https://brightside.me

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top