Këshilla & Arsye

March 22, 2018 | 12:17

Pse sillen keq fëmjët dhe si të veprojmë në të tilla raste?

Rreth moshës 2-vjeçare karakteri i fëmijës duket sikur transformohet. Nga një fëmijë shumë i dashur e i sjellshëm, fëmija mund të bëhet agresiv e të sillet keq. A është normale kjo gjë? Kjo është pyetja më e shpeshtë e prindërve të cilët përballen me ndryshimin në sjellje të fëmijëve.

Arsyet se pse fëmijët sillen keq? Si të veprojmë gjatë këtyre rasteve?

Michele Kambolis, terapiste e fëmijëve shpjegon se këto ndryshime që ngjajnë “të çmendura” për prindërit, në fakt janë tërësisht normale për moshën e tyre. Shpërthimi i zhvillimit të trurit që vjen rreth moshës 18 muajsh sjell një vetëdije të re dhe dëshirë për pavarësi. Por duke qenë se fëmijët kanë gjuhë të kufizuar, shprehen përmes sjelljeve të këqija.

Kur një fëmijë vepron në mënyrë agresive pa pasur keqardhje për atë që bën, prindërit mund të shqetësohen sesi ia lejon ndërgjegjja diçka të tillë. Specialistja shpjegon se në të vërtetë fëmijët nuk janë keqdashës, por ata nuk kanë maturinë e nevojshme për të kuptuar ndikimin që ka veprimi i tyre. Ju mund të filloni t’i flisni për ta mësuar se disa sjellje lëndojnë të tjerët dhe nëse e bëni këtë gjë në mënyrë të vazhdueshme, agresiviteti do të eliminohet.

Reagimi juaj i butë, por i menjëhershëm është më efektiv. Jini të qetë dhe të fortë, thoni ‘jo’, dhe tregoni fëmijës suaj se sjellja që po bën nuk është e lejueshme, pastaj sugjerojini një aktivitet tjetër”, – thotë Kambolis. “Sa më pak që të përdorni forcën, aq më shumë bashkëpunim do të merrni”.

Burimi / https://www.pernenat.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top