Këshilla & Arsye

March 22, 2018 | 12:09

Sa shpesh duhet t’i lajmë rrobat?

Sa shpesh duhet të lahen rrobat që veshim? A duhet të lahet çdo rrobë me të njëjtën frekuencë? Nëse ju i bëni shumë shpesh këto pyetje, këtu do të gjeni përgjigjet…

Shpesh ndodh që një veshje ta veshin më shumë se një herë, veçanërisht nëse veshja nuk duket e ndotur dhe prandaj nuk e shohim të arsyeshme për ta larë atë. Në të vërtetë, jo të gjitha veshjet mund të vishen për disa ditë, për arsye që lidhen me higjienën ose me delikatesën e pëlhurave.

Përkundrazi, ata që janë të fiksuar pas pastrimit, kanë për zakon që t’i vënë rrobat në lavatriçe sa herë që i veshin, por a është e nevojshme?

Sipas një udhëzuesi të shkruar në këtë temë nga Realsimple, ekziston në fakt një afat kohor brenda të cilit mund të përdoret një veshje pa e larë. Por kjo kohë ndryshon nga veshja në veshje.

Mbathje, çorape, triko

Nuk është e vështirë të imagjinohet që të brendshmet dhe aksesorët e përdorimit  të përditshëm (si çorape, triko, mbathje) duhet të lahen më shpesh, më saktë pas çdo përdorimi.

Në veçanti, sa i përket veshjeve të brendshme, nëse i lani në makinë larëse, është më mirë të përdorni çanta të veçanta të projektuara për të mbajtur të paprekur strukturën e veshjes, të cilat shpesh zgjerohen ose deformohen.

Sytjenat

Për sytjenat: ideale do të ishte larja me dorë pas 3-4 herë që është veshur. Thjesht vendosini në një lavaman me ujë për 10 minuta pasaj lajini me detergjent dhe lërini të thahen brenda natës. Kjo bën të mundur jetëgjatësinë e sustës, pasi duke i mbajtur veshur për rreth 10-12 orë në ditë ajo absorbon vajrat nga lëkura dhe kolapset elastike, duke humbur formën e saj. Larja me dorë mundëson ruajtjen e saj të paprekur më gjatë.

Pizhamat dhe çarçafët

Në përgjithësi, rrobat me të cilat flemë gjumë, duhet të ndryshohen çdo 4-5 ditë maksimumi. Këto veshje janë në kontakt me lëkurën zhveshur për rreth shtatë orë në natë dhe duke qenë se trupi tenton të djersijë, kështu pizhamat jo të pastra mund të shkaktojnë shfaqjen e akneve dhe infeksione të tjera të lëkurës. Mendoni se ka deri në 500 milionë qeliza të vdekura – të ashtuquajturat mbetje biologjike – të cilat depozitohen në rrobat tona çdo ditë.

Për të njëjtat arsye edhe rrobat e bardha duhet të lahen pas çdo përdorimi, jo aq shumë për çështje higjienike, por duke qenë të bardha ato bëhen më lehtë pis. Nëse janë pantallona, këmisha, xhinse apo bluza, edhe në qoftë se nuk kanë njolla të veçanta, duhet të lahen, pasi për shkak të smogut ose nga çanta kanë tendencë që të marrin një hije gri, të cilën edhe nëse nuk e vërejmë , është shumë e pakëndshme.

Xhinse

Një çështje tjetër për xhinset normale: Ekspertët rekomandojnë të lahen pas rreth 5 ose 6 herë, pasi ato janë veshur, në mënyrë që të mos ndikojnë në formën, elasticitetin dhe të përdorin ujë të ftohtë. Vetëm në arstet kur kanë njollë ose bëhen pis që ditën e parë dhe mbajnë erë për shkak të ambientit jashtë është e këshillueshme që të lahen direkt.

Xhupat dhe Pulovrat

Për sa u përket këtyre, kjo varet nga pëlhura që përbëhen. Ato që janë me pëlhurë pambuku, mëndafshi ose lesh kashmiri duhet të lahen pasi të jenë të veshur disa herë, ato me lesh dhe materialet sintetike, mund të përballojnë deri në 5 herë para se të vendosen në makinën larëse.

Xhaketa, pallto, kapota

Sa i përket kësaj kategorie thjesht lajini një herë në sezon, para se t’i largoni nga veshjet dhe të nxirrni rrobat e pranverës.

Rrobat sezonale: shalle, doreza, kapele dimri dhe rroba plazhi

Veshjet sezonale, shamitë, dorezat dhe kapelet, duhet të vendosen në makinë larëse të paktën 4/5 herë në sezon, ndërkohë që rrobat e plazhit duhet të lahen pas çdo përdorimi, edhe pse ka nga ata që mendojnë se fakti i të që kanë qenë gjithë ditën në ujë, vazhdojnë të jenë të pastra.

Çanta, dore dhe shpine

Ne e marrim atë kudo dhe na shoqëron gjatë gjithë ditës, mbi të gjitha, e mbështesim kudo: në terren, në banjot publike, në ulëset e autobusëve … Për të mos përmendur të gjitha bakteret që mund të zihen brenda.

Për të gjitha këto arsye, çanta duhet të pastrohet së paku një herë në javë me antibakterial, ose në makinë larëse duke ndjekur udhëzimet në etiketë.

Përtej larjes ka më shumë

Udhëzuesi lidhur me larjen e veshjeve, gjithashtu ofron këshilla të tjera të dobishme.

Disa shembuj? Para së gjithash, rrobat e veshura vetëm një herë mund t’i varni rrobat në ajër të pastër, nëse nuk duhet të lahen menjëherë.

Dhe, pavarësisht gjithçkaje, le të mos harrojmë instinktin dhe hundën tonë,  për të kuptuar kur një veshje duhet të vendoset në shportën e rrobave dhe jo në dollap.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.donnamoderna.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top