Ndërsa, për disa prej nesh, të qenit beqar do të thotë vetmi dhe zhgënjim, të tjerët ndihen më të fuqishëm dhe të lirë kur janë vetëm. Nëse i përkisni grupit të parë të njerëzve, ju mund të bashkoheni me të dytin thjesht duke ndryshuar perspektivën dhe duke kuptuar se të qenit beqar nuk është një katastrofë.
Pavarësisht nëse është një zgjedhje apo një kthesë e papritur e ngjarjeve, beqaria mund të jetë vërtet e dobishme për personalitetin tuaj dhe ofron shumë mundësi rritjeje.
“Bright Side” liston disa arsye bindëse pse të qenit beqar mund të jetë një nga periudhat më të mira në jetën tuaj.
Është koha për të hequr dorë nga stereotipet.
Edhe pse ka gjithnjë e më shumë njerëz që zgjedhin të jenë beqarë, shumë prej nesh ende mund të ndiejnë presionin shoqëror për të qenë pjesë e një çifti dhe për të pasur një familje. Beqarët mund të perceptohen si të vetmuar dhe të pasigurt, dhe kjo klishe duhet të ndryshohet. Disa njerëz preferojnë të jenë beqarë, është zgjedhja e tyre dhe ne duhet ta respektojmë atë. Të jesh beqar nuk është një stigmë dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht se je “i vetmuar”.
Ju mund të vendosni disa qëllime për veten dhe t’i arrini ato.
Të qenit beqar është një kohë shumë e mirë për të vendosur qëllime të reja dhe për të arritur gjërat që ndoshta nuk do të kishit kohë për t’i arritur nëse do të ishit në një lidhje. A keni ëndërruar të mësoni një gjuhë të huaj për shumë vite? Epo, është koha për të filluar! Përdoreni këtë kohë për t’u përqendruar në atë që dëshironi me të vërtetë dhe në atë që ju nevojitet vërtet. Zgjero kufijtë dhe zgjero horizontet.
Mund të udhëtoni më shumë.
Ju mund ta planifikoni vetë udhëtimin tuaj dhe nuk ka nevojë të merrni parasysh preferencat e dikujt tjetër. Ju gjithashtu do të duhet të merrni vendime të vështira dhe të kapërceni vetë sfidat, por kjo do t’ju bëjë më të fortë. Shkoni kudo që dëshironi, sa herë që dëshironi, dhe eksploroni çdo cep të planetit tonë të bukur. Vizitoni vende të reja, provoni ushqim të ri, takoni njerëz të rinj dhe bëjeni udhëtimin kohën më të mirë të jetës tuaj!
Ju mund të kujdeseni më mirë për shëndetin tuaj fizik dhe mendor.
Të qenit beqar është një periudhë e përsosur për të provuar një lloj të ri sporti ose një dietë të shëndetshme që keni planifikuar të provoni për një kohë të gjatë. Ju mund të planifikoni rutinën tuaj ditore vetëm duke marrë parasysh dëshirat dhe shijet tuaja, dhe tani mund të gjeni kohë dhe përpjekje për ushqim të shëndetshëm, ushtrime, meditime, gjumë të mjaftueshëm dhe gjithçka tjetër që mund të mendoni.
Ju mund të mësoni se kush jeni në të vërtetë.
Ju mund të kaloni më shumë kohë vetëm për të kuptuar kush jeni dhe çfarë dëshironi. Nëse ju mungon romanca e një marrëdhënie dashurie që keni pasur dikur, atë nevojë mund ta plotësoni vetë. Ju mund t’i blini vetes disa lule, një kuti me çokollatat tuaja të preferuara ose një aksesor. Pse jo? Ju madje mund të ftoni veten në një takim në restorantin tuaj të preferuar ose në një galeri fotografish ku keni ëndërruar të shkoni.
Ju mund ta zhvendosni fokusin në marrëdhënie të tjera të rëndësishme.
Përveç lidhjeve romantike, ekzistojnë edhe lidhje të tjera që formojnë rrethin tonë të ngushtë dhe na japin mbështetjen e nevojshme: miqtë dhe familja. Ndërsa jeni duke shijuar beqarinë, mund të kaloni më shumë kohë dhe përpjekje në forcimin e këtyre lidhjeve të rëndësishme. Takohuni me miqtë tuaj, organizoni darka të mëdha familjare dhe vazhdoni me atë që po ndodh në jetën e më të afërtve tuaj. Takimi me miq të rinj mund të jetë gjithashtu i dobishëm për kultivimin e grupit tuaj të brendshëm shoqëror dhe forcimin e shëndetit tuaj mendor.
Ju mund të jeni “i duhuri” për veten.
Ju mund të jeni “i duhuri” për veten tuaj në radhë të parë. Dashuria për dikë fillon me dashurinë për veten. Nëse e trajtojmë beqarinë tonë si një kohë për rritje, atëherë kur të takojmë gjysmën tonë, mund t’i japim marrëdhënies shumë më tepër dhe të sjellim paqe dhe harmoni, jo hidhërim dhe keqardhje.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.