FB

October 10, 2022 | 10:20

Pse ‘turizmi i gjumit’ është trend?

Të shkosh me pushime mund të duket si një mënyrë e pazakontë për të përmirësuar zakonet e gjumit. Megjithatë, turizmi i gjumit ka fituar popullaritet.

CNN raporton se një numër në rritje i hoteleve dhe resorteve kanë investuar për një përvojë më të mirë gjumi, duke përfshirë dhoma të pajisura me izolim inovativ të zërit, pajisje që përmirësojnë gjumin, shtretër cilësorë etj. Pra, pse është gjumi është bërë papritmas një fokus kaq i madh për industrinë e udhëtimeve? Dr. Rebecca Robbins, një studiuese e gjumit dhe bashkëautore e librit “Sleep for Success!” (Gjumë për sukses) beson se ky ndryshim ka ndodhur për një kohë të gjatë, veçanërisht në lidhje me hotelet. Nëse më parë, njerëzit i lidhnin pushimet me aktivitet të ngjeshur dhe shumë pak orë gjumë, qoftë edhe jo cilësor, tani po i japin prioritet. “Tani, unë mendoj se ka pasur një ndryshim të madh sizmik në ndërgjegjësimin tonë për mirëqenien,” thotë Robbins.

Pandemia duket se ka luajtur një rol të madh. Një studim i publikuar në Journal of Clinical Sleep Medicine zbuloi se 40% e mbi 2,500 të rriturve që morën pjesë raportuan një ulje të cilësisë së gjumit që nga fillimi i pandemisë. Sipas Dr. Robbins, udhëtimet e përqendruara rreth “strategjive të gjumit të shëndetshëm” që synojnë të pajisin vizitorët me mjetet që u nevojiten për të përmirësuar gjumin e tyre mund të jenë jashtëzakonisht të dobishme. Për të, është jashtëzakonisht e rëndësishme që hotelet të bashkëpunojnë me shkencëtarë dhe profesionistë mjekësorë që mund t’i realizojnë këto strategji me kujdes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top