Kjo është ndoshta pjesa më frikshme në një marrdhënie: paaftësia për ta lënë të shkojë ish-in. Ka shumë njerëz që përpiqen të kthehen përsëri me partnerin, edhe pse në mënyrë të qartë në shumë raste kjo nuk është më e dobishme për ta. Pyetja është, pse ndodh kjo? A është dashuria aq e madhe që pengon marrjen e një vendimi të shëndetshëm personal? Apo ka diçka tjetër që po ndodh?
Këto arsye janë:
1.Egoja
Le të jemi të sinqerëtë, askujt nuk i pëlqen të humbë. Veçanërisht në çështjet e dashurisë , ideja se këtë herë ka humbur- është një shigjetë që qëllon në zemër të personit. Që në vegjëli ne mësohemi me besimin e posedimit: “nëna ime”, “mësuesi im”, “e dashura ime” , “bashkëshorti im”…
Kjo ide e posedimit është e natyrshme dhe e përshtatshme për të krijuar një ndjenjë të pranimit social për fëmijën, por kur koha kalon dhe rritet pa u korrigjuar nuk e kuptojmë se ka ndarje në mes vetes dhe jashtë.
2.Frika nga vetmia
Një frikë pakontrollueshme për perspektivën.Personi kërkon të ruajë zonën e rehatisë që të ndjehet i sigurtë. Një person nuk e lë të shkojë ish-in tij, sepse ai ose ajo do të zgjidhë jetën ekonomike, edhe pse ai person mund të bëhet i dëmshëm (i dhunshëm, i pabesë, xheloz , etj). Shumica e njerëzve ngatërrojnë neurozën me zemërimin. Neurozë -Sipas Karen Horney-, në thelb është ndjenja e të qënit vetëm dhe të pafuqishëm kundër një botë armiqësore. Në këtë kuptim ne kemi ndjerë të gjithë ndonjëherë frikë, por në rastin e personit i cili nuk e lë të shkojë e ish-in kjo frikë është edhe më e madhe.
3.Konformiteti ngatërrohet me dashuri
Dallimi është se kur ne jemi fëmijë duhet të rrimë me dikë që të na japë mbrojtje, sepse ne jemi mjaft të pambrojtur. Megjithatë, njerëzit rriten dhe harrojnë se duhet të kujdesn vetë për veten e tyre. Ata shpesh thonë se ata ende duan atë person, kur me të vërtetë atë që ata duan është ende një nevojë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.