Mirëqenie

October 18, 2016 | 7:48

5 mënyra për të çliruar hormonet e lumturisë

Ka shumë mënyra për të çliruar hormonin e lumturisë.

Duke ecur në natyrë

Sporti ndihmon çlirimin e endorfinës.  Ky hormon është mburojë e vërtetë kundër stresit, ankthit dhe depresionit. Ai jep më tepër ndjenjë të kënaqësisë dhe euforisë. Për të sekretuar hormonin e lumturisë, filloni të ecni të paktën 30 minuta në ditë. Studimet tregojnë se banorët që jetojnë në afërsi të hapësirave të gjelbra kanë shëndet më të mirë se ata që janë të privuar.

Ndjeni erë të mirë

Erërat kanë fuqinë për të na kujtuar kujtimet e mira dhe të këqija, ne marrim një ndjenjë të mirëqenies, apo të pështirë. Ata mund të veprojnë direkt në sistemin tonë nervor, dhe kjo është arsyeja pse disa vajra esenciale si livando, e njohur për vetitë e saj relaksuese, janë përdorur në shtëpi. Era e mirë çon në prodhimin e endorfinës. Parfumi është një burim kënaqësie në jetën e përditshme, veçanërisht nëse ju zgjedhni aromën që vepron në disponimin tuaj.

Përqafimi

Oksitocina është një hormon tjetër i lumturisë. Kur dikush ju prek me dashuri, trupi juaj liron oksitocinë, i njohur si hormoni i lidhjes. Kjo shkakton një gjendje lumturie.

Meditoni

Meditimi ka virtyte të panumërta, duke përfshirë një ndikim pozitiv në sistemit imunitar, kardiovaskular dhe hormonal. Meditimi lejon lirimin e dopaminës, serotoninës dhe endorfinës, tri hormonet e lumturisë.

Qesh

E qeshura ka veprime shumë të dobishme për shëndetin, duke lejuar relaksimin e muskujve, por edhe ngritjen e moralit. Qesh edhe pa asnjë arsye!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top