Pema është simbol i sezonit të festave. Çdo vit, njerëzit në mbarë botën zbukurojnë pemën me drita dhe stoli. Por a keni menduar ndonjëherë për mënyrën sesi ka filluar kjo traditë?
Njerëzit filluan të vënë dritat, qirinj për të qenë më specifik, në pemë e Krishtlindjeve në mes të shekullit të 17-të.
Kjo traditë ka filluar në Gjermani dhe u përhap në Evropën Lindore gjatë dy shekujve të ardhshëm. Martin Luteri, sipas tregimeve të kohës ishte ai që i nxiti njerëzit t’i zbukuronin bredhat me qirinj. Kjo ide i lindi një natë kur pa yjet të shkëlqenin përmes pemës. Për shkak se kjo ishte një rrezik serioz zjarri, shumica e njerëzve nuk e vendosnin pemën e tyre deri më 24 dhjetor, duke siguruar se do të jetë vetëm për një periudhë të shkurtër kohe, ndërsa pema ishte ende e freskët dhe nuk merrte flakë shpejt.
Zakoni i vendosjes së vargjeve të dritave në pemë filloi në vitin 1882, kur Edward Johnson, një bashkëpunëtor i Thomas Edison rrethoi me tel ektrik një poç të kuq, një të bardhë dhe një blu, dhe i vendosi mbi një pemë. Në vitin 1895, Presidenti Grover Cleveland zbukuroi një pemë të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë me drita me tela. Megjithatë, kushtonte shumë, që dritat të mbaheshin ndezur gjatë gjithë kohës.
Më vonë dy vëllezërit Henri dhe Leon themeluan kompaninë “Noma Electric”, e cila u bë kompania më e madhe e ndriçimit në botë. Që nga ajo kohë, dritat kanë vazhduar të evoluojnë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.