Në fokus

August 14, 2017 | 9:25

Psikologia Anxhela Peza: Si t’ju gëzoheni pushimeve me fëmijë

Pushimet me fëmijë sigurisht që janë mjaft të ndërlikuara. Ata kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm. E si mundet një prind të gëzojë pushimet, kur duhet në çdo sekondë të jetë vigjilent?

Psikologia Anxhela Peza  ka disa udhëzime për ju, sesi të shijoni pushimet, ndërsa lundroni në këtë terren.

 

Nga Anisa Xhani

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Si të sillemi me fëmijët në plazh?

Më në fund, ashtu sikurse për prindërit edhe për fëmijët është momenti i familjes 24 orë bashkë, pa ndërpreje pa të tjerë. Nuk është se ka një plan mësimor sesi të sillemi, e rëndësishme është mos ta marrim si diçka tejet impenjative dhe të vështirë. Ju mund t’i kushtoni gjithë përkushtimin tuaj, dashurinë, vëmendjen që nuk keni mundur t’ja tregoni gjatë vitit. Po ta shihnit pozitivisht në plazh fëmijët mund të mësojnë shumë, pasi janë në kontakt me materiale të ndryshme si rëra e thatë ose e njomë, uji, shkëmbinjtë, rëra e nxehtë, rëra e ftohtë, era e detit, guackat, etj. është e ditur që fëmijët mësojnë nëpërmjet shqisave të tyre, dhe në këtë rast deti, plazhi është një ambient i ri natyral i përkryer.

1

Sa liri dhe kufizime duhet të kenë?

Fëmijëve është mirë t’i përshkruani në darkë sesi do e organizoni ditën nesër. P.sh çfarë do bëni në mëngjes, kur do largoheni nga deti për të ngrënë, si do jenë aktivitetet e pasdites, çfarë do kishin me qejf ata për të bërë nesër së bashku me prindërit. Duke e prezantuar kështu paraprakisht, dhe fëmija bëhet pjesë e planit dhe vlerëson pozitivisht marrjen e vendimeve edhe me mendimin e tij. Do ketë raste për prindërit kur fëmijët ju thonë; “ dua të luaj dhe pak në rërë”, “do rri më shumë në det”,” nuk dua të ha drekën tani”, “ pse mos të rrimë dhe në drekë në plazh” etj. Nuk do sugjeroja për prindërit t’i bërtisnin apo t’i citonin se ka rregulla, por duke i kujtuar me anë të komunikimit se ata e kishin lënë ndryshe dhe se vendimin e kanë marrë bashkarisht për veprimatritë e tyrë gjithmonë në dobi të shëndetit dhe kënaqësisë. Nëse prindërit i tregojnë fëmijës se nuk po logjikon, është i praptë, deri ku i ka limitet, sepse kështu e vendos autoriteti i tyre, rrezikojmë për një zemërim të shtuar. 

2

Si ndikojnë lojrat në rërë dhe ujë në zhvillimin e fëmijës?

Në plazh fizikisht fëmijët dashurohen me natyrën. Loja është shprehje e lirisë, psikologët e zhvillimit të fëmijëve konsiderojnë se loja është shumë e rëndësishme për kapërcimin e prirjes së lindur drejt agresionit dhe dominimit. Mirëpo, falë lojës e cila çon në bashkëpunim reciprok, shoqëritë primitive kanë arritur të mbijetojnë. Ata thonë: “Loja dhe gjendja e mirë shpirtërore nuk kanë qenë vetëm mënyrë që jeta të jetë sa më argëtuese, por mjete për ruajtjen e shoqërisë dhe promovimin e barazisë reciproke, etj. Guackat e ndryshme, midhjet, peshqit, iriqet e detit, etj, janë vetem disa nga krijesat e larmishme që na ofron deti. Kontakti me natyrën që kur fëmijët tanë janë të vegjël i ndihmon shumë si nga ana fizike ( zvogëlohet mundësia për obezitet) dhe nga ana psikologjike ( bëhen me të përgjegjshëm për gjërat që i rrethojnë dhe fillojnë ta duan sa më shumë natyrën). Tingujt, melodia e detit ndihmon në gjumin e fëmijës. Dallgët e detit i kujtojnë fëmijës një ambient shumë familjar, atë të barkut të nënës, kur ishin akoma pa dalë në jetë. E gjithë kjo atmosferë relakson dhe i bën të ndihen të qetë dhe të sigurt. Aktiviteti i bashkëpunimit, me prindërit i bën ata të kenë një atashim më të sigurtë prindëror. Duke ndërvepruar babai me fëmijën apo nëna me fëmijën lind dhe kreativiteti me imagjinatën e zhvilluar.

Dielli u bën shumë mirë fëmijëve, ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e kockave, ndihmon në rregullin e orareve të gjumit, dhe i bën mirë humorit.

1

Si të sillemi kur fëmijët fillojnë e shfaqin teka në publik ?

Po ta keni venë re fëmijët e përdorin shumë shpesh fjalën  “Prapë” ose “Akoma edhe pak ”, sepse dëshira e tyre vazhdon për mos u shkëputur fare nga ajo që i jep kënaqësi të madhe në atë mejdis ujor. Këtu fillon momenti kyç duke mos e përforcuar këtë sjellje negative të tij duke ja vënë në pah me mënyrën e të shprehhurit nga prindërit. P.sh “fillove ti me nazet” , “mos e zgjat shumë, por me vrap se do ikim “ etj. Është e udhës të kalohet pa e vënë re kundërshtimin e tij, por duke e shoqëruar me aktivitetin pasardhës, dhe dobinë që ka largimi nga dielli në oraret e caktuara. Më vonë riardhja në det do ketë gjëra edhe më të bukura.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top