Lediona Braho, Psikologe & Terapiste
Ankthi është diçka që e përjetojmë të gjithë. Ky ushtrim me 5 hapa mund t’ju ndihmojë gjatë periudhave të ankthit ose panikut, duke ju ndihmuar të qëndroni në të tashmen teksa mendja juaj duket e pushtuar nga mendime negative.
Para se ta filloni ushtrimin, kushtojini rëndësi frymëmarrjes suaj. Frymëmarrjet e ngadalta, të thella dhe të gjata do t’ju ndihmojnë të ruani qetësinë ose ta arrini atë nëse ndiheni të shqetësuar.
Kur të jeni fokusuar te frymëmarrja, ndiqni këto hapa duke identifikuar:
5 gjëra që shihni rrotull jush
4 gjëra që mund të prekni (te vetja ose në mjedisin ku ndodheni)
3 gjëra që mund të dëgjoni (brenda apo jashtë trupit, por më mirë të fokusoheni jashtë vetes)
2 gjëra që mund të nuhasni
1 gjë që mund të shijoni (si ishte shija e kafes që pitë ose ushqimit që hëngrët në drekë?)
Ky është vetëm një nga shumë teknikat që mund të përdorni për të ulur ankthin, por nëse e ndjeni të vështirë përballimin e tij dhe emocioneve të tjera, kontaktoni me mjekun tuaj ose psikologun për të kërkuar ndihmë profesionale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.