FB

January 18, 2023 | 9:36

Psikologjia e Arritjes / Sindroma e shpresës së rreme!

Arsyeja kryesore pse njerëzit nuk u përmbahen zgjedhjeve të tyre është se ata vendosin shumë qëllime ose ato janë jorealiste për t’i arritur. Gjithashtu, mund të jenë viktima të “sindromës së shpresës së rreme”.

Kjo sindromë karakterizohet nga pritshmëritë jorealiste të një personi për shpejtësinë, sasinë, lehtësinë dhe pasojat e mundshme të ndryshimit të sjelljes së tyre. Për disa njerëz, duhet diçka radikale që të ndryshojnë mënyrat e sjelljes së tyre apo të jetesës. U desh një diagnozë mjekësore që të më detyronte të hiqja dorë nga alkooli dhe kafeina dhe u desh shtatzënia që partnerja ime të linte duhanin. Por, për të ndryshuar sjelljen tuaj të përditshme, duhet të ndryshoni edhe të menduarit tuaj. Ka mënyra të provuara që mund t’i ndihmojnë njerëzit t’i përmbahen zgjedhjeve të tyre.

 JINI REALIST

Filloni duke marrë vendime që mund t’i mbani dhe që janë praktike. Nëse dëshironi të pakësoni marrjen e alkoolit sepse keni tendencë të pini çdo ditë, mos u ndalni menjëherë. Përpiquni të hiqni dorë çdo dy ditë ose të pini një herë në tre ditë. Gjithashtu, ndarja e qëllimit afatgjatë në qëllime afatshkurtra më të menaxhueshme mund të jetë e dobishme dhe më shpërblyese. I njëjti parim mund të zbatohet për t’u ushtruar fizikisht ose për të ngrënë më shëndetshëm.

BËNI VETËM NJË GJË

Një nga rrugët më të lehta drejt dështimit është të kesh shumë zgjedhje njëherësh. Nëse dëshironi të jeni më në formë dhe më të shëndetshëm, bëni vetëm një gjë në të njëjtën kohë, por jo të gjitha në një kohë. Pra: ose hiqni dorë nga pija, ose nga duhani, shkoni në palestër ose hani më shëndetshëm. Por mos i bëni të gjitha menjëherë, thjesht zgjidhni një dhe bëni çmos që t’i përmbaheni. Pasi të keni një gjë nën kontrollin tuaj, mund të filloni një zgjidhje të dytë e me radhë.

 

BËHU INTELIGJENT

Kushdo që përkushtohet në një punë që përfshin vendosjen e qëllimeve, do të dijë se ato duhet të jenë inteligjente, domethënë specifike, të matshme, të arritshme, realiste dhe të kufizuara në kohë. Zgjedhjet nuk duhet të jenë të ndryshme. Reduktimi i pirjes së alkoolit është një qëllim i admirueshëm, por nuk është qëllim inteligjent. Lidhja e zgjedhjes me një qëllim specifik mund të jetë gjithashtu motivuese, për shembull, të zvogëlosh një madhësi fustani ose të humbasësh dy centimetra nga beli në kohë për pushimet e ardhshme verore.

TREGOJI DIKUJT ZGJEDHJEN TUAJ

Lejoni familjen dhe miqtë tuaj të dinë se keni një qëllim për Vitin e Ri, që vërtet dëshironi ta mbani. Kjo do të veprojë si një barrierë mbrojtjeje. Nëse vërtet dëshironi të reduktoni duhanin ose pijen, miqtë e vërtetë nuk do t’ju pengojnë dhe mund t’ju ndihmojnë të monitoroni sjelljen tuaj. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë dhe mbështetje nga ata që ju rrethojnë.

NDRYSHONI SJELLJEN TUAJ ME TË TJERËT

Përpjekja për të ndryshuar vetë zakonet mund të jetë e vështirë. Për shembull, nëse ju dhe partneri juaj konsumoni të dy duhan dhe hani në mënyrë jo të shëndetshme, është vërtet e vështirë për një partner të ndryshojë sjelljen e tij nëse tjetri është ende i angazhuar në zakonet e këqija, të vjetra. Duke pasur të njëjtën zgjedhje, siç është ndjekja e një diete, shanset për sukses do të përmirësohen.

MOS E KUFIZO VETEN

Ndryshimi i sjelljes tuaj, ose i ndonjë aspekti të saj, nuk duhet të kufizohet me fillimin e Vitit të Ri. Mund të jetë në çdo kohë.

PRANO GABIMET SI PJESË E PROCESIT

Është e pashmangshme që kur përpiqeni të hiqni dorë nga diçka (alkooli, cigaret, ushqimi i padëshiruar) do të ketë gabime. Ju nuk duhet të ndiheni fajtorë për dorëzimin ndaj dëshirave tuaja, por pranoni se është pjesë e procesit të të mësuarit. Zakonet e këqija mund të duhen vite për t’u çrrënjosur dhe nuk ka zgjidhje të shpejta për të bërë ndryshime të mëdha në stilin e jetës. Këto parime mund të jenë klishe, por ne mësojmë nga gabimet tona dhe çdo ditë është një ditë e re – dhe ju mund ta filloni çdo ditë nga e para. Nëse mendoni se e gjitha kjo tingëllon si punë shumë e vështirë dhe se nuk ia vlen të merrni vendime në fillim, mbani mend se njerëzit që marrin vendime për vitin e ri kanë dhjetë herë më shumë gjasa për të arritur qëllimet e tyre sesa ata që nuk e bëjnë këtë.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top