FB

October 25, 2022 | 9:25

Psikologjia e së kundërtës, kur mund të “luash” me psikologjinë e njerëzve të tjerë?

Ne flasim për psikologjinë e së kundërtës kur përpiqemi të nxitim te tjetri një qëndrim të kundërt me atë që po komunikojmë.

Çfarë është psikologjia e së kundërtës?

Psikologjia e së kundërtës është në fakt një mekanizëm manipulues që përpiqet të nxisë një person të bëjë diçka që ai me të vërtetë nuk dëshiron ta bëjë. Kjo lloj taktike psikologjike zakonisht përdoret me fëmijët dhe adoleshentët. Në psikologji, reaktanca përkufizohet si përpjekja e një personi për të rivendosur një liri veprimi që ndihet i kërcënuar. Ky qëndrim është tipik për fëmijët dhe adoleshentët, të cilët në mes të ndërtimit të identitetit të tyre priren të përgjigjen me kundërveprim dhe për rrjedhojë të mos i binden një urdhri që, edhe nëse e konsiderojnë të drejtë, nuk duan ta bëjnë. Për këtë arsye, shumë shpesh prindërit priren të zbatojnë taktika të anasjellta të psikologjisë për ta udhëhequr fëmijën në një rrugë që ata e konsiderojnë të përshtatshme. Një shembull i thjeshtë, rasti i një fëmije që nuk dëshiron të hajë peshk apo perime. Sa më shumë ta detyroni fëmijën tuaj ta hajë, aq më shumë ai nuk do të dëshirojë ta hajë. Por si të bëhet atëherë tërheqës? Hapi i parë mund të jetë krijimi i një pjate dhe një historie sa më tërheqëse për të zgjuar interesin e fëmijës dhe më vonë, përmes psikologjisë së të kundërtës, t’i japë atij një shije të vogël të asaj që nuk i pëlqen dhe e kundërshton.

A është e përshtatshme të përdorësh gjithmonë psikologjinë e së kundërtës?

Ky proces psikologjik duhet përdorur me kujdes dhe mbi të gjitha nuk është as e duhur e as e përshtatshme të zbatohet gjithmonë me njerëzit dhe të bëhet zakon. Nëse e gjeni veten duke pasur një qëndrim manipulues të tillë, mund t’i bëni vetes pyetjet e mëposhtme, në përpjekje për ta kufizuar atë vetëm në situata dhe kontekste të caktuara: Me kë e përdorni këtë metodë dhe pse? Nëse e përdorni që fëmija juaj të hajë më shumë perime, mund të jetë mirë, por nëse e përdorni për të manipuluar një punonjës të kompanisë, një klient ose ndoshta një bashkëshort, nuk është mirë.

Çfarë efekti ka psikologjia e së kundërtës tek personi të cilit i drejtoheni?

Mohimi i diçkaje mund ta shtyjë tjetrin të bëjë të kundërtën, por gjithashtu mund të ndodhë që në fund të mos e bëjë vërtet nëse rezulton se është më komode për të. Cila është nevoja e tjetrit për liri? Siç e kemi parë, në fazën e ndërtimit të identitetit të personit, ose në rastin e njerëzve që kanë nevojë për vetë-konfirmim, ka më shumë mundësi që taktikat e psikologjisë së të kundërtës të mos funksionojnë (nëse urdhërojmë dikë që nuk i pëlqen të marrë urdhra për të bërë diçka, ka shumë mundësi që ai të përgjigjet duke bërë të kundërtën). Në çdo rast, duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm për atë që duam të arrijmë dhe “të luajmë” me psikologjinë e njerëzve të tjerë, sepse mund të krijojmë probleme sigurie dhe vetëvlerësimi ndaj atyre që kemi përballë.

 

 

Burimi humanum.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top