FB

July 18, 2023 | 7:38

Psikologjia e sjelljes / Të çmojmë sa më shumë personat që kanë në thelbin e jetës respektin dhe pozitivitetin për tjetrin

 

Psikologjia e sjelljes është pjesë përbërëse e psikologjisë së përgjithshme, e cila merret me përshkrimin, shpjegimin dhe parashikimin e sjelljes njerëzore. Qëllimi i kësaj disipline psikologjike është të përdoret vëzhgimi dhe vlerësimi i sjelljeve të vërejtura për të përfunduar në vlerësimin e gjendjes mendore, psikofizike të personave. Psikologjia e sjelljes është e interesuar për çdo gjë që mund të shihet në lëvizjet trupore por edhe në shprehjet e fytyrës, mimikën dhe gjestet. Një rol të veçantë luan këtu analiza e bisedave dhe lëvizjet trupore të personit.

albina

Shfaqja e psikologjisë së sjelljes

Psikologjia e sjelljes vjen nga rryma psikologjike e sjelljes. Ajo u themelua nga John B. Watson në fillim të shekullit të 20-të dhe ka të bëjë me matjen objektive dhe regjistrimin e sjelljes njerëzore. Në qendër të studimi bihevjorist është vëzhgimi i sjelljes në situata të caktuara, në bisedë, në profesion, në sport apo diskutim. Këtu bëhet fjalë për shkencat e sjelljes të bazuara në analizën e sjelljes.

Bihevjoristët supozojnë se sjellja njerëzore është plotësisht e ndikuar nga mjedisi, ambienti ku ata gjenden dhe veprojnë. Këtu përdoret një sistem stimulues reaktiv. Kjo do të thotë se sjellja del nga një proces mësimi. Një stimul i caktuar shkakton një reaksion psikologjik tek njerëzit. Lidhja midis stimulit dhe reagimit ruhet dhe mund të mbahet mend. Pra, mund të shpjegojë, pse pas një injeksioni që shkakton dhimbje tashmë nga tw parit e një shiringe mund të dalë frika. Për shkak të këtij modeli mësimor, psikologjia e sjelljes quhet edhe psikologjia e të mësuarit.

 

Format e ndryshme të të mësuarit në psikologjinë e sjelljes

Procesi i të mësuarit të sjelljes gjithashtu mund të ndikohet nga amplifikuesit pozitivë dhe negativë. Për shembull, nëse një fëmijë vlerësohet dhe shpërblehet për një sjellje të veçantë, do të mësojë se mund të presësh shpërblim nga kjo sjellje. Kështu sjellja është e përforcuar dhe ndoshta do të donte të përsëritej nga fëmija. Në të kundërt, një sjellje e caktuar mund të përforcohet negativisht nga censura dhe ndëshkimi. Kjo do të zvogëlojë gjasat për të qortuar sjelljen e fajësuar. Një tjetër metodë për shpjegimin e sjelljes brenda psikologjisë së sjelljes është mësimi apo ushtrimi si model. Besohet se njerëzit fitojnë sjellje të caktuara nëpërmjet vëzhgimit dhe imitimit. Për shembull, fëmija mëson se si të ushqehet me një pirun dhe një thikë, gjersa ai vëzhgon prindërit e tij gjate aktivitetit ushqimor. Prindërit shërbejnë si model dhe fëmija imiton ata.

 

l-3

Psikologjia moderne e sjelljes

Psikologjia e sjelljes ka evoluar në kontekstin e hulumtimit psikologjik. Por pika e saj kryesore ka mbetur analiza e sjelljes. Në thelb, ekzistojnë dy përdorime klasike të shkencës së sjelljes. Nga njëra anë, psikologjia e sjelljes praktikohet si një shkencë natyrore. Kjo shkencë themelore përpiqet përmes analizës së sjelljes të zbulojë dhe kontrollojë marrëdhëniet e sjelljes dhe ndikimet mjedisore me anë të analizës së sjelljes. Nga ana tjetër, psikologjia e sjelljes zbatohet si një shkencë e zbatimit. Psikologjia e mësimit dhe sjelljes ka zhvilluar një qasje terapeutike me kalimin e kohës. Ne po flasim për terapinë e sjelljes, e cila përpiqet në bazë të formave të ndryshme të të mësuarit për të ri-dizenjuar modelet jo të dobishme të sjelljes dhe kështu të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientit.

 

E vërteta që qëndron

Fytyrat që mbajnë shumë maska po ato fytyra të shoqërisë, ato fytyra që po këto maska të shpifura si në pamjen e jashtme ashtu edhe në brendësinë e tyre. Dukuria e tyre tregon aq shumë falsitet si ballë përballë (drejtpërdrejtë) por edhe në të shkruar dhe si mos më keq kjo ju duket mirë dhe përderisa vazhdojnë me të njëjtin avaz edhe kjo gjithashtu tregon keq e më keq sepse fatkeqësisht ju duket vetja punëtore, të dijshme, të edukuara dhe nuk çajnë kokën se bëjnë padrejtësi ndaj njerëzve që shumë herë ju kanë bërë mirë në shumë aspekte, pra kjo tregon një të vërtetë që qëndron qoftë shoqëri e martuar me fëmijë apo pa fëmijë, qoftë shoqëri e fejuar por qoftë edhe e vetme. Andaj shoqëria me shumë maska mendojnë se janë dikush që mund ta lëndojnë shoqërinë e mirë por fatmirësisht kjo nuk ndodh meqë të vetmet që do lëndonin jeni ju (vetja juaj, shoqëri me maska) dhe kjo ndodh pikërisht nga egoizmi, helmi, mosdija juaj dhe xhelozia që nuk mund t’i ofroheni aspak njerëzve pa maska, sepse kjo shoqëri pa maska që nga fëmijëria e tutje ka edukatë, kulturë, respekt, dashuri, dije e mençuri, andaj janë të njëjtit dhe nuk ndryshojnë si ju shoqëri e poshtër me maska që një ditë po këto maska të ndyra që vet i krijoni do ju bien përtokë sepse një gjë çka shihet edhe dihet.

l-2

Për t’u specifikuar nga kjo se çfarë kam shënuar më lart, do e them atë se çfarë kam kuptuar dhe duhet të kuptojnë në një ndër librat që pata lexuar shumë kohë më parë, ku në thelbin e tij thotë:

Disa njerëz janë si puna e kamionit të mbeturinave. Ato bredhin lart e poshtë të mbushur me mbeturina si dëshpërimi, mëria, humbja e shpresës, urrejtja, zilia etj. Kur këto mbeturina shtohen maksimalisht u lipset që t’i shkarkojnë dikund. Ndonjëherë rastis që këto mbeturina shoqëria me maska do t’i hedhë ty (shoqëria pa maska) prandaj mos e merr si diçka personale pasi nuk është ashtu, thjesht ke rastisur në çastin që atyre ju duhej të shkarkonin kazanin e mbeturinave të tyre.

Ajo që këshillohet të bëhet, është të urosh t’ia kalojnë mirë dhe të vazhdosh rrugën tënde! Mos i lejo vetes të marrësh mbeturinat e tyre dhe t’ua derdhësh të tjerëve si në punë, familje apo rrugë. Njerëzit e mirë dhe të suksesshëm, sidomos ata pa maska, nuk lejojnë që kamionët e plehrave t’ua konsumojnë ditën. Pra jeta është shumë e shkurtër dhe nuk ia vlen të kalohet me keqardhje për veprat që bëhen në momente zemërate. Prandaj falenderoi përzemërsisht ata që sillen mirë me ty dhe lutu për ata që ndoshta të lëndojnë, o njeriu pa maska i cili jeton në të vërtetat që qëndrojnë nuk merret me të kotat sepse nuk ka nevojë.

l-1

Amplifikuesi pozitiv (shembull)

Fytyra që sjellin buzëqeshje në ambientin që ju rrethon, qoftë në vendin e punës, në rrugë, në dyqan apo edhe në shoqëri, rrezatojnë kënaqësi, lumturi dhe siguri shoqërore. Këto fytyra dhe këta persona janë me vlera shoqërore, të cilët përpos buzëqeshjes së tyre posedojnë edhe zemërgjerësi, inteligjencë, dashuri por edhe aftësi për të kontribuar në shoqëri, në shkencë, politikë, shoqërizim dhe në shumë sfera të tjera të jetës.

Fytyrat e përmbushura me pozitivitet janë personat që në kokën e tyre janë të pasur me frymëzim, entuziazëm dhe kërkojnë këto fenomene t’i realizojnë në shoqërinë tonë, të kontribuojnë ndaj njerëzve me pak shpresë dhe atyre që i kanë humbur shpresat e tyre.

Altruizmi është pjesë përbërëse e këtyre personave që çmohet në tiparet e personalitetit dhe kompleksitetit njerëzor.

Kur kalon në qytet, viziton vende të ndryshme, dyqan, institucion, rrugë, restorante  apo gjetiu, menjëherë të bien në sy personat me fytyrë të lumtur dhe pozitivistet shoqëror. Ata shkëlqejnë në çdo shikim. Fytyra e tyre është si sipërfaqe deti e rrafshët dhe e qartë, sjelljet e tyre janë të shoqëruara nga dashuria, respekti dhe vlerësimi i jetës dhe i njeriut.

Neve duhet insistuar me çdo kusht që këto fytyra t’i dyfishojmë, trefishojmë dhe pluralizojmë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top