Në fokus

May 7, 2017 | 9:00

Puna dhe fëmijët sistemi i edukimit, element kyç

1

Marrëdhënia e prindërve me një fëmijë, i cili kultivon prirjen që ka në një fushë të caktuar, është shumë e ndryshme nga ajo me një fëmijë të zakonshëm. Një fëmijë i tillë, i cili nuk ka qëllime specifike, por ka vetëm detyrime rutinë, domethënë të mësojë fizikë, letërsi, të jetë i zoti në fizkulturë, të dijë të vizatojë, të kryejë detyrimet në shkollë apo edhe të frekuentojë kurse të ndryshme që ndikojnë në edukimin dhe formimin e tij të përgjithshëm. Nëse flasim për prirje të veçanta apo për objektiva talentesh, këtu marrëdhënia ndryshon, pasi përcaktohet jo vetëm nga prirjet, por edhe nga vullneti, dëshirat dhe objektivat që duam të arrijmë. Por nga vijnë këto dëshira tek ta?

DiolaDëshirat spontane apo të çastit gjithmonë vijnë të ndikuara nga ndikime të jashtme tek fëmija, dhe ashtu siç vijnë ashtu edhe zhduken. Për sa i përket lidhjes me fushën për të cilën një fëmijë ka prirje, mua më duket se është e vetvetishme. Kam parë fëmijë që kanë prirje për muzikë dhe janë të tërhequr nga tingulli muzikor, janë të tërhequr nga një instrument, janë të tërhequr nga një ritëm, si të thuash, e gjen vetvetiu, e çon predispozita e tij, arsyeja për të cilën ai është lindur e bën që të shkojë drejt saj, duket sikur e shtyn diçka e magjishme, diçka që ekziston në vetëdijen e tij. Sigurisht që, në këto raste duhet kujdes, duhet dikush që të vëzhgojë dhe të kuptojë prirjet e tij. Sigurisht që pa hapur gojë, ndofta mund të dallosh inteligjencën që ai ka, që është le të themi, një armë shumë e fuqishme e domosdoshme dhe që ndihmon çdo njeri për të ecur në një fushë. Për sa i përket aplikimit konkret për shembull në fushën e muzikës, duhet provuar patjetër. Por patjetër me shtyrjen e prindërve.

Nëse do të bëhej një paralelizëm të dy dekadave, atë të komunizmit, ku sistemi i edukimit ishte i lidhur fort edhe me edukimin e punës së dorës, rrobaqepësisë, ekonominë shtëpiake, mundësi pune në metal, dru, kopshte bujqësore, etj., ku fëmija merrte këtë kulturë edukimi dhe vihej shumë shpejt në praktikë pasi tregu punës ia mundësonte këtë gjë, ndërsa sot për fatin e keq teknologjia dhe moderniteti i ka kthyer fëmijët në një izolim social dhe vetjak. Nëse nuk e nisin në momentin e parë me shtytjen e prindërve do ta vazhdojnë më pas me këtë shtytje. Nuk ka ndodhur ndonjëherë ta fillojnë dhe ta mbarojnë vetëm me pasionin e tyre, vetëm pasioni nuk mjafton. Është një proces shumë i gjatë edukimi e formimi, i cili nuk mund të ndodhë rastësisht dhe që e bën të domosdoshëm praninë e dikujt që të kujdeset për këtë gjë, qoftë familja apo një institucion tjetër shoqëror, që mund të marrë përsipër këtë detyrim.

2As Moxarti, i cili konsiderohet talenti më i madh muzikor, nuk ka mundur të zhvillojë prirjen e vet pa kujdesin dhe delikatin e të atit, në kuptimin më të plotë të fjalës. Nuk ka asnjë rast, absolutisht asnjë, sepse është një punë e përditshme që kërkon përkushtimin, që askujt nuk i pëlqen. Një fëmijë ka dëshirë që të ketë lidhje me një instrument, që të ketë lidhje me tingullin, por nuk mund të ketë dëshirë që çdo ditë të studiojë me instrumentin e tij të paktën 2 ose 3 orë në ditë. Është e vështirë dhe mjaft përkushtuese si për fëmijët ashtu edhe për familjen në kohët e sotme, por është një kosto që duhet paguar shumë dhe shpërblimi vjen me vonesë. Çdo prind e detyron fëmijët e vet. Teoritë e të qenit i lirë, mua më duken pjesërisht të vërteta dhe pjesërisht abuzive, sepse për sa kohë një fëmijë duhet të shkojë në shkollë që në tetë të mëngjesit apo çdo ditë të përgatitet për në shkollë, do të thotë që ai detyrohet.

4-5 years old boy cleaning carper - housework

Sistemi i edukimit është i domosdoshëm për të bërë një fëmijë të aftë për ta përballuar jetën, sepse njeriu përgjatë jetës së tij bën shumë veprime që nuk do, për shembull i flet një njeriu që nuk do t’i flasësh, kalon në një rrugë që ka pluhur, duhet të shkosh në punë kur nuk ke dëshirë etj. Veprimet që bën për kënaqësi janë shumë pak. Sistemi i edukimit tek fëmijët nuk ka dalë vetvetiu. Nuk është se njerëzit shkuan mbrapa një peme dhe gjetën një mënyrë për t’u edukuar dhe e aplikuan atë. Këto kanë ardhur si rrjedhojë një përvoje shumë të gjatë, mijëvjeçare të edukimit dhe civilizimit të shoqërisë njerëzore. Kjo është e domosdoshme dhe nuk ka vend për t’u diskutuar. E rëndësishme është që fëmijët të mësohen të programojnë ditën e tyre dhe të gjejnë kohë si për të mësuar ashtu edhe për zbavitjen e tyre. Nëse një fëmijë i talentuar i nënshtrohet sistemeve shumë të rrepta të edukimit muzikor e profesional, është shumë e mundshme që rezultatet e tij të jenë të shkëlqyera dhe të fitojmë një fëmijë talent ku edhe predispozita e tij që në lindje realizohet shkëlqyeshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top