Këshilla & Arsye

May 7, 2017 | 8:28

Nëse mendoni një ëmbëlsirë mund të dobësoheni

Mjafton të mendoni për një ëmbëlsirë (ose thjesht ta shihni) për ta shtyrë organizmin të përmirësojë metabolizmin e sheqernave dhe të zvogëlojë praninë e tyre në gjak.

embelsire

Ky është përfundimi që kanë arritur disa studiues, të cilët e kanë verifikuar këtë gjë me kafshët laboratorike. Po si është e mundur kjo gjë? Sipas shkencëtarëve të Institutit kombëtar të shkencave fiziologjike në Okazaki (Japoni), para se të konsumoni sheqerin, truri aktivizon një sërë reagimesh zinxhir nëpërmjet hormonit oreksinë, i cili i shtyn muskujt të kërkojnë më shumë glukozë dhe të përshpejtojnë konsumin e tyre. Mund të përdoret ky sistem i thjeshtë për t’u dobësuar ose për t’u ndjerë mirë? Është herët për t’u thënë kjo gjë, shkruajnë studiuesit në revistën “Cell Metabolism”, pasi studimi duhet thelluar akoma më shumë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top