Në fokus

September 10, 2018 | 13:27

Puna jashtë orarit rrit rrezikun e prekjes nga diabeti…

Të punuarit me orë të zgjatura rrit rrezikun e diabetit te gratë. Shtimi i orëve të kaluara jashtë shtëpisë i privon gratë nga pushimi dhe koha e nevojshme për aktivitetin fizik, të dyja esenciale për shëndet të mirë.

Lidhja me stresin

Sipas rezultateve të një hulumtimi të kohëve të fundit stresi kronik është, në fakt, shkaku kryesor i zhvillimit të diabetit. Studimi, i kryer nga Instituti për shkencat klinike vlerësuese në Universitetin e Torontos, gjeti një lidhje mes punës së tepërt dhe fillimit të diabetit të tipit 2 te femrat. Hulumtuesit analizuan zakonet e 7,065 punëtorëve kanadezë për dymbëdhjetë vjet. Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe, në varësi të orëve të dedikuara për punë: nga 15 në 34 orë, nga 35 në 40, 41-44 orë dhe më shumë se 45.

Rreziqet mbi 45 orë

Askush nuk vuante nga diabeti para fillimit të studimit. Në fund të studimit, një në dhjetë vetë u diagnostikua me sëmundjen. Variablat si martesa, etnia, pesha dhe mënyra e jetesës, qëndrimi dhe kushtet shëndetësore u morën gjithashtu në konsideratë. Sa i përket punës, në mënyrë specifike, u analizuan ndërrimet, orët dhe lloji i aktivitetit të kryer (të ulur ose dinamik). E pra, doli se gratë që punonin më shumë se 45 orë në javë kishin një rrezik 63% më të lartë të zhvillimit të diabetit sesa ata që punonin 35 deri në 40 orë në javë.

“Shkaqet potenciale nuk janë të sigurta. Megjithatë, një shpjegim i mundshëm mund të jetë që gratë mbi 45 vjeç do të kenë një prevalencë më të lartë të hipotiroidizmit se meshkujt, problemet që lidhen me obezitetin dhe rritjen e rrezikut të diabetit të tipit 2”, shpjegon Paolo Pozzilli, profesor në Universitetin e endokrinologjisë dhe diabetologjisë në Romë. Nga ana tjetër, nuk kishte korrelacion midis numrit të orëve të punës të burrave dhe zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Rritja e rrezikut të diabetit të tipit 2 për gratë vjen si rezultat i rritjes së nivelit të hormoneve të stresit, kortizolit.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top