FB

September 11, 2024 | 7:20

Punë, punë, vetëm punë, si të shpëtoni dhe të mos krijoni varësi prej saj

Nëse ju duket sikur nuk keni më kohë për veten dhe të gjithë kohën që ju keni në dispozicion jua merr puna, atëherë ndoshta ju jeni shndërruar në një person të varur nga puna.

Edhe pse kompani të ndryshme e inkurajojnë kulturën e të punuarit jashtë orarit, duke i kompensuar ato orë me një pagesë më të lartë, kjo është në të njëjtën kohë një gjë shumë e keqe, sepse ajo i shtyn punonjësit të kthehen në persona të varur nga puna.

Nëse edhe ju e gjeni veten në këtë situatë, duhet të veproni menjëherë dhe të merrni masa që ta parandaloni atë…

1

Prandaj mos harroni që:

1.Ka gjëra më të rëndësishme se sa puna juaj. A ia vlen që ju ta zhvilloni video-konferencën të dielën, ndërkohë që mund t’ia kushtonit atë ditë familjes suaj? Të kesh një punë që e bën me dëshirë është një nga gjërat që do ta donte kushdo, por edhe në këtë rast, ajo nuk mund të jetë më e rëndësishme sesa familja juaj. Edhe celularin e punës këshillohet që të mos e merrni me vete, sepse në një moment të ditës ju do të kontrolloni me siguri email-in e punës, ndaj më mirë lëreni në shtëpi.

2.Puna nuk mbaron asnjëherë. Edhe pse shpeshherë thuhet që punën e sotme mos e lër për nesër, është edhe kundërshprehja që punët asnjëherë nuk mbarojnë edhe po të punonim pa u ndalur fare. Prandaj nëse një punë mund të presë, atëherë lëreni të presë. Ikni në shtëpi dhe kushtojini familjes dhe miqve tuaj më shumë kohë.

3.Vendosni limite. Nuk ka gjë më të mirë sesa të vendosni limite. P.sh, ju duhet t’i vendosni vetes se kur duhet të mbaroni një detyrë të caktuar. Si ju ka edhe shumë të tjerë dhe duke qenë se puna në grup është ajo për të cilën flitet në shumë kompani. Atëherë nëse edhe të tjerët punojnë ashtu siç duhet dhe i kushtojnë po aq rëndësi punës që kanë përgjegjësi, atëherë çdo gjë do të mbyllej në kohën e saj. Edhe nëse nuk ka përfunduar puna, nuk do të thotë që ju të rrini përtej orarit dhe të mundoheni që të bëni edhe punën e të tjerëve.

4.Kërkoni ndihmë nga të tjerët. Nëse mendoni që nuk mund t’ia dilni mbanë me punën që keni, atëherë kërkoni ndihmë. Kjo është një prej mënyrave më të shëndetshme, jo vetëm që puna të përfundohet në kohën e saj, por edhe që ju të mos lodheni dhe të mos harroni që ka edhe gjëra të tjera përveç saj./Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top