FB

February 24, 2023 | 9:00

Punë vetëm 4 ditë në javë: 61 kompani e provuan dhe 92% e tyre panë rezultate mahnitëse

Studimi mbi punën katër ditë në javë, i cili u krye në Mbretërinë e Bashkuar, u konsiderua si një “përparim i madh” pasi 92% e kompanive që e provuan vendosën që ta vazhdojnë këtë trend të ri.

Në studimin 6-mujor, i cili ishte më i madhi në botë i kryer për këtë qasje të re, morën pjesë 61 kompani në Mbretërinë e Bashkuar, 56 prej të cilave vendosën që të aplikojnë ndryshimet. Kompanitë dhe organizatat pjesëmarrëse varionin nga bizneset e vogla lokale, si dyqan peshku, deri te korporatat e mëdha me rreth 2,900 punonjës.

Rezultatet treguan se shumica e kompanive patën të njëjtën performancë dhe produktivitet. Stresi dhe lodhja e punonjësve ra ndjeshëm me 71%. Nivelet e raportuara të ankthit, lodhjes dhe problemeve të gjumit u ulën, ndërsa shëndeti mendor dhe fizik pësuan përmirësime.

Punonjësit morën të njëjtën pagë si më parë, thjesht punuan për vetëm 4 ditë në javë. Megjithatë, pati një rritje mesatare të të ardhurave prej 1.4% në të gjithë kompanitë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi/ Anabel Magazine

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top