Në fokus

May 2, 2020 | 8:08

Punët e dorës janë një ritual terapeutik për mendjen

Dihet se bërja e punëve të dorës është e mirë, tashmë thuhet se ajo stimulon shqisat, zhvillon kreativitetin, zvogëlon stresin, duke marrë parasysh që ne po bëjmë një jetë gjithnjë e më pak aktive.

Përfitimet janë të dukshme për shumë njerëz, aq sa është rritur numri i atyre që kanë vendosur, për shembull, të kujdesen për kopshtin e tyre të perimeve, të thurin, t’i përkushtohen krijimit të punimeve artizanale.

Të gjitha aktivitetet që përfshijnë përdorimin e duarve na bëjnë të ndjehemi mirë, sepse përmes duarve ne formojmë kreativitetin tonë, dëshirat tona dhe lidhemi përsëri me veten tonë. Gjithashtu sepse kur bëjmë ato punë ne jemi të detyruar të përqendrohemi, të cilat mund të lexohen si një formë meditimi dhe për këtë arsye si “terapi” për mendjen.

Ka edhe nga ata që argumentojnë, si Dr. Kelly Lambert nga Universiteti i Richmond, që aktiviteti manual ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të depresionit sepse aktivizon një ndryshim të trurit që, i shoqëruar me një rrugë të përshtatshme psikologjike, mund të përmirësojë ndjeshëm gjendjen e pacientit.

Dr.Lambert doli në këtë përfundim pas eksperimenteve që kreu dhe nga ku vëzhgoi se puna me duar përmirësonte mirëqenien e njerëzve, në krahasim me punën ulur. Kjo për shkak se, sipas saj, të punosh me dorë rrit sensin e kontrollit mbi mjedisin, domethënë, njerëzit pranojnë se ata kanë një “fuqi” krijuese në lidhje me mjedisin përreth.

Gjëja e bukur është që, falë webit, sot është e lehtë të gjesh video që japin mësime për aktivitete që mund të bëhen me dorë dhe kjo është mënyra se si shumë njerëz mësojnë të bëjnë diçka të re ose të harruar me duart e tyre.

Të gjitha këto aktivitete që ne i kryejmë mund të shndërrohen në rituale të vogla që na bëjnë të ndjehemi mirë, na bëjnë më të vetëdijshëm për atë që jemi në gjendje të krijojmë dhe i japin kuptim jetës sonë.

Si përfundim, puna me dorë, qoftë ajo e thurjes, bërja e një kopshti perimesh ose krijimi i një kopshti të bukur, duhet të rivlerësohet!

 

Burimi / https://blogi4cinzia1bois1.blogspot.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top