Në fokus

July 22, 2017 | 9:00

Pushime jo të lodhshme

Të gjithë ne nuk dëshirojmë pushime të lodhme, por të këndshme dhe të rehatshme mbi të gjitha. Mirëpo shumë shpejt disa e harrojnë këtë gjë dhe i drejtohen pushimeve me ngarkesë lodhjeje, pra zgjedhin në mënyrë të pavetëdijshme. Si mund t’i japim zgjidhje?

1

Nga Manjola BAÇI,  M.Sc. Psikologe Klinike

Nga Manjola BAÇI,
M.Sc. Psikologe Klinike

Jini organizues për pushimet që mund të bëni, vini prioritet që ju kënaqin ju edhe kur pushoni me miqtë apo familjarët tuaj, thoni që të pushuarit janë ajo që dua, kështu nuk lini shkas për t’u shqetësuar.

Edhe pse pushimet tuaja mund të ndodhi që nuk janë vetëm, por të shoqëruar nga familjarë, apo miq, mendoni të gjeni qetësinë në dëshirat që doni t’ia plotësoni vetes, si të lexoni, të shëtisni, të dëgjoni muzikë, apo të flini mjaftueshëm.

Përpiquni të mos harroni sendet që keni nevojë ti keni afër, kështu do të ndiheni më të sigurt dhe të qetë shpirtërisht.

Përgatiteni veten me të papriturat që mund të ketë udhëtimi juaj, apo gjatë të pushuarit, mobilizohuni dhe jini fleksibël, kështu vështirësia mund t’ju duket me e lehtë seç duket.

Avantazh pozitiv kanë personat që janë të lirshëm, dhe jo strikt, ndaj nëse ti je ky/kjo e fundit, të them të ndryshosh mendësinë dhe vepro sipas situatës, jo mënyrës rixhidit tënde.

Nëse bën një retrospektivë të pushimeve të kaluara ku nuk të ka ecur apo nuk ke ndjerë kënaqësi, po gabon këtë verë, gjithçka është e papërsëritshme edhe nëse je në të njëjtin vend apo me njerëz të njëjtë, si fillim je rritur ti dhe të tjerët gjithashtu. Ndaj perceptimi yt rifreskohet dhe ka eksperiencë për të përballuar ndryshe vit pas viti.

Mos e mundoni veten me mendime negative apo të jeni të pakënaqur, mjafton të keni afër njerëzit që doni, edhe pse ju zemërojnë apo kthejnë çdo gjë përmbys, në fund të ditës qetësia do të vijë e merituar herë me hir e herë me pahir… :) 

Për prindërit me fëmijë

Meqë pushimet e tyre janë familjare, gjendja e tyre psikologjike duhet të jetë pozitive dhe e kthjellët, pa mohuar veten por duke u argëtuar së bashku. Pushime jo me kritika, të bërtitura, apo prindër që traumatizojnë fëmijët e tyre për t’i futur në det. Prindër arrini të kuptoni fëmija nëse qan ka frikë dhe nuk është momenti i duhur që ju t’i mësoni këtë veprimtari në det të hapur, por gradualisht me ujin duke improvizuar në shtëpi apo aktivitet në pishina, dhe më pas duke folur apo treguar mbi detin dhe më pas konkretizimi duhet të jetë i butë që fëmija të krijojë besim dhe siguri tek i rrituri dhe jo të ketë frikë të dyja njëherësh. Besoni në instiktin e frikës së fëmijës suaj, dhe jo të talleni apo t’ju turpërojë frika e tij/saj.

Ҫdo ditë të vitit ne mund të gjejmë kohë dhe qetësi për mendjen dhe trupin tonë, ndaj të pushuarit është një nevojë dhe kënaqësi që mund t’a kesh gjatë gjithë kohës. Ji kreativ dhe pozitiv, dhe energjia juaj do t’ju shplodhë ju dhe të tjerët që keni përqark vetes.

Në dorën tuaj janë zgjedhjet për të shijuar dhe arritur kënaqësinë e kërkuar, por dhe selektimi me njerëzit me të cilët duhet të rrimë ka rëndësi për mirëqënien tonë psikologjike. Zgjidh stilin e jetës që të pëlqen ty, por mos ndërliko të tjetrit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top