FB

June 4, 2024 | 7:33

Pushimi është një e drejtë! 

Lodhja dhe rraskapitja janë ndër “mysafirët” më të shpeshtë për njerëzit. Dhe ajo që më bie në sy është se lodhja shoqërohet gjithmonë me idenë se është një gjendje që duhet duruar dhe pushimi, nga ana tjetër, mbart tabunë e dembelizmit. Por e vërteta është se pushimi nuk është luks, është një e drejtë.

alda-bircajEkzistojnë lloje të ndryshme pushimi që mund t’i përfshini në rutinën tuaj të përditshme:

Pushimi fizik: Përfshin gjumin dhe pushimet nga aktiviteti fizik. Cilësia dhe sasia e gjumit janë kritike për shëndetin e përgjithshëm.

Pushimi emocional: Ka të bëjë me njohjen e emocioneve dhe situatave që i kanë lindur ato. Kjo mund të bëhet përmes bisedës me miqtë ose psikologun, shprehjen krijuese, apo edhe kalimin e kohës me kafshët shtëpiake.

Pushimi mendor: Është lehtësimi nga lodhja mendore, i cili mund të arrihet përmes reduktimit të stresit, relaksimit dhe praktikës së meditimit ose vëmendjes.

pushime-plazh

Pushimi social: Është tërheqja nga detyrimet dhe ndërveprimet sociale që na lodhin. Koha vetëm ose me njerëz që na mbushin me energji është e rëndësishme.

Pushimi ndijor: Këtu përfshihet reduktimi i stimujve shqisorë, si zvogëlimi i zhurmës, shmangia e ekraneve me shkëlqim dhe shijimi i qetësisë.

Pushim kreativ: I jep mendjes kohë të endet dhe të krijojë. Kjo mund të përfshijë aktivitete të tilla si leximi, arti, muzika ose natyra.

Pushimi shpirtëror: Është përtëritja që rezulton nga përfshirja në praktika shpirtërore ose fetare, si lutja, meditimi ose angazhimi me natyrën.

Përfshirja e këtyre llojeve të relaksimit në jetën tonë të përditshme mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mirëqenies së përgjithshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top