Këshilla & Arsye

August 11, 2018 | 8:50

Pyetjet që nuk duhet t’i bëni gjatë një interviste pune

Ekspertët ju sugjerojnë disa këshilla, që të shmangni  problemet gjatë një interviste për punë dhe të arrini pse jo ta fitoni këtë vend pune. Këto janë pyetjet që  nuk duhet t’ia bëni personit që po ju interviston, i cili në fund do vendosë nëse jeni i/e përshtatshëm/e, apo jo.

  1. A do të kontrolloni adresat e mia në rrjetet sociale?

Secili prej jush ka jetën e vet personale dhe vendos vetë nëse këto adresa do kontrollohen apo jo. Nëse ju bëni këtë pyetje, do lërë përshtypjen se po fshihni diçka. Nuk është mirë të reagoni në këtë mënyrë, sepse personat enigmatikë, nuk preferohen nga  punëmarrësit.

  1. Pse, ose vërtetë?

Mos nisni të pyesni  me fjalën: pse ose vërtet. Mendo një mënyrë më të kulturuar për të nisur një pyetje, pasi tregon respektin që ke me personin që po të interviston për të fituar një vend pune. Përpiquni të  krijoni një fjali më të plotë, për t’u treguar jo shumë i drejtpërdrejtë, sepse duket sikur ju po i kërkoni llogari.

  1. Sa do paguhem?

Kjo është një nga pyetjet më të bezdisshme për personin që po të interviston. Normalisht që pjesa e pagës është më e rëndësishmja, por është më mirë t’ia lini kompanisë  t’ua bëjë të ditur sa do t’ju paguajë.

  1. A lejohet të punosh nga shtëpia?

Disa kompani e lejojnë këtë metodë pune, pra të punosh nga shtëpia në pamundësi të paraqitesh në ambientet e punës. Gjatë intervistës nuk duhet ta bëni këtë pyetje, prandaj gjeni kohën e duhur.

  1. A do kem zyrën time personale?

Kjo pyetje, do të vërë në pikëpyetje motivet tuaja. Punëmarrësi do dyshojë, nëse ju do mund të përshtateni me punonjësit e tjerë. Shenja e egoizmit, nuk do ju ndihmojë aspak të fitoni një vend pune. Çdo gjë në kohën e vet.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top