Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit
Natyra ndikon tek mendja dhe eko-muzika, “muzika e akullit”, ka fuqi për parandalimin dhe përmirësimin e një seri çrregullimesh mendore. Eko-muzika ndikon tek mendja e njeriut, ose tek “Eko-mendja”, siç pretendonte Gregory Bateson në vtin 1960. Bateson ka qenë antropolog anglez, shkencëtar shoqëror, gjuhëtar, antropolog vizual, semiotik dhe kibernetik, puna e të cilit “kryqëzoi” shumë fusha të dijes dhe studimit. Shkrimet e tij përfshijnë punët: “Hapat drejt një ekologjie të mendjes” (1972) dhe “Mendja dhe natyra” (1979).
Ishulli Uummannaq dhe muzika
Ishulli Uummannaq është një ishull i vogël (12 km2) në komunën Qaasuitsup në veriperëndim të Groenlandës. Ishulli i vendosur në pjesën jug-qëndrore të Frojdit Uummannaq, është ishulli më i spikatur në bregdetin Arktik të Groenlandës perëndimore dhe Uummannaq, qyteti më i madh në veri të Ilulissat. “Muzika Uummannaq” është themeluar në vitin 1997 nga Jonna Faroe dhe drejtuesi i “Shtëpisë së Fëmijëve Uummannaq”, Ann Andreasen.
Terapia muzikore ka qenë pjesë e rëndësishme e punës pedagogjike në këtë institucion edukues. Dirigjenti dhe kompozitori Joel Spiegelman u vlerësua me tituj të lartë në vitin 2012 për punën e tij, për muzikën Uummannaq. Ron Alvarez dhe Sofia Carolina Hernandez Mejia nga Venezuela janë mësues në “Muzikës Uummannaq” dhe përdorin “El Sistema” si model mësimi. El Sistema është një model i testuar se si një program muzikor që mund të krijojë muzikantë të shkëlqyeshëm dhe të ndryshojë dhe ndikojë në mënyrë dramatike “trajektoren” e jetës së fëmijëve.
Në kohërat e lashta, akulli i detit ishte qendra e një komuniteti që jetonte shumë shëndetshëm. Në këta komunitete ushqimi, veshjet, legjendat dhe vlerat morale, rridhnin dhe ndikoheshin nga akulli i detit. Në këtë hapësirë janë kompozuar këngë dhe janë transmetuar tregime nën ndikimin e akullit. Në këtë periudhë ndërsa akulli po zhduket, njerëzit mendojnë se po humbasin me shpejtësi këtë “pasuri natyrore dhe po largohen nga tradita. Akulli i detit për këta njerëz ishte lidhur me ekzistencën e tyre.
Komuniteti Uummannami Nipi në Kalaallisut, në Groenlandën Veriore, ka për qëllim sot të mbrojnë dhe të mbështesi:
1.Kulturën e gjuetisë indigjene të qenve gjahtarë.
2.Ruajtjen e traditës së vjetër të kulturës Iunit.
3.Vallëzimin dhe tregimet e vjetra, dhe në këtë mënyrë
4.Parandalojë e “epideminë së vetëvrasjeve” tek të rinjtë e rajonit, që vjen si pasojë e streseve të klimës dhe ndryshimeve shoqërore.
Muzika Uummannaq funksionon si bashkëpunim i gjahtarëve vendas, artistëve ndërkombëtarë dhe fëmijëve vendas që synon të ruajë “frymën e këtij komuniteti” dhe të mbrojë vlerat unike të Groenlandës, që po shpërbëhen me zhdukjen e akullit dhe përparimin e botës së konsumit.
Misioni Uummannami Nipi, është që të sjellë dashuri për muzikën tek fëmijët Inuit, ambienti i të cilëve shtrihet shumë larg botës së “konservimeve muzikore”, simfonive, orkestrave dhe sallave të koncerteve.
Muzika Uummannaq qëndron në katër shtylla: mësimdhënia, krijimtaria, performimi dhe ruajtja e traditës.
1.Mësimdhënia: Mësimi i nxënësve mbështetet në gjetjen dhe krijimin e shprehjeve muzikore që janë në harmoni me mjedisin e tyre natyror.
2.Krijimitaria: Studentët, mësuesit që bëjnë muzikë së bashku në këtë ishull, të përdorin spontanisht materialet muzikore dhe jo muzikore që disponojnë, përfshirë:
-instrumentet akustike dhe elektronike.
-materialet natyrale si druri, kocka, lëkurat, dëbora dhe akulli.
3.Performimi: Sjellja e muzikantëve të niveli botëror në Groenland, si Joel Spiegelman që performojnë dhe punojnë me fëmijë.
4.Ruajtja: Mbajtja e gjallë e traditave të vjetra të muzikës Iunit, kulturës së vallëzimit dhe tregimit në kohën e ndryshimeve klimatike dhe shoqërore.
I gjithë aktiviteti muzikor zhvillohet në akullin e detit si p.sh.:
-Konkurset e vallëzimit
-Kompozimi i këngëve
-Tregimi i historive
Akulli i detit në është një qendër të jetesës e një komuniteti të shëndetshëm. Gjithçka që bën Uummannami Nipi ndodh dhe organizohet në akullin e detit. Uummannami Nipi po rikrijojnë duke ruajtur një traditë në akullin e detit.
Muzika e akullit, ndikon shumë në zhvillimin, edukimin, mendimin e këtij komuniteti të “izoluar” nga bota globale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.