Mirëqenie

September 4, 2020 | 8:12

Qamil Gjyrezi: Terapia muzikore me harpë, për një “rifreskim të trupit” nëpërmjet muzikës

Harpa është një instrument muzikor që ka një numër të telash, që rrëshqasin në një “kënd” me tingullin e saj. Telat e harpës tërhiqen me gishta nga harpisti/harpistja. 

Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Harpat kanë qenë të njohura që nga Antikiteti në Azi, Afrikë dhe Evropë, që datojnë të paktën që nga 3000 para Krishtit. Instrumenti kishte popullaritet të madh në Evropë gjatë Mesjetës dhe Rilindjes, ku evoluoi në një gamë të gjerë variantesh me teknologji të reja dhe u përhap në kolonitë e Evropës, duke gjetur popullaritet të veçantë në Amerikën Latine. 

Megjithëse disa “anëtarë” të lashtë të familjes së harpave u zhdukën  në Lindjen e Afërt dhe Azinë Jugore, pasardhësit e harpave të hershme ende ruhen në Mianmar dhe pjesë të Afrikës dhe “variante të tjera” të zhdukura në Evropë dhe Azi janë përdorur nga muzikantët në epokën moderne. 

1

Harp-terapia është një ndër metodat e terapisë muzikore që përdoret sot në Sh.B.A. Kjo metodë e përdorimit të instrumentit të vjetër, aplikohehet për një “rifreskim të trupit” nëpërmjet muzikës, si tendenca më e re brenda kuadrit të terapisë muzikore.

Trupi dëgjon tinguj të cilët ndikojnë në lëvizjet dhe performancën e trupit njerëzor. Muzika me harpë mund të ulë ritmin e zemrës, tensionin e gjakut, nevojën për anestetik, të rrisë nivelin e oksigjenit, dhe shpejtimin e e riaftësimit të pacientëve. Magjia e instrumentit qëndron në absorbimin nga dëgjuesit të vibrimeve të ëmbla nga telat e gjatë të harpës. Vibrimet krijojnë një gjëndje relaksi tek dëgjuesit e muzikës klasike dhe në rastin e terapisë muzikore tek pacientët.  

Në Richmond-Virginia është organizuar “International Harp Therapy Conference”. Pjesmarrësit treguan eksperiencat e tyre si instrumentistë me kafshë shtëpiake dhe me të moshuarit nga azilet e pleqve. Një instrumentiste e harpës, tregonte sesi gjatë interpretimit me harpë, një papagall ishte magjepsur aq shumë sa që rrinte si i ngrirë dhe nuk reagonte fare. Një muzikante tjetër tregonte se gjatë lojës me harpë, se një grup ujqërish ishin ndikuar shumë nga loja me këtë instrument. Tre nga ujqërit, mbas 10 minutash ranë në gjumë dhe pasi muzikanti luajti në regjistrin e lartë, një nga ujqit ndërpreu angullimën dhe ra gjithashtu në gjumë.  

Një studim rasti tjetër, del me konkluzionin për një pacient, tek i cili pas terapisë me harpë muskujt facial të fëtyrës u relaksuan dhe ai mundi të buzëqeshte për herë të parë mbas shumë vitesh. Në një spital në Sh.B.A., mbas një aksidenti të rëndë, luajtën shtatë harpist dhe një kitarist. Një infermiere, deklaroi se mbas lojës me harpë ajo ndihej komplet e lehtësuar nga stresi.  

1Muzikoterapia nëndisiplinë shkencore. 

Për të fituar vërtetësi shkencore, për studimin e terapisë muzikore duhet të përdoren metodat sasisore dhe cilësore. Në studimin e kësaj nëndisipline shkencore përdoren më shumë metodat sasiore. Pra në këta raste duhet patjetër, që ndikimi tek pacienti duhet të matet, të ketë të dhëna. Në të kundërt këta studime, do të ngelin në nivelin e një kurioziteti. 

Terapia muzikore me harpë është e shtrenjë dhe e përdorin në vënde ku ka një nivel të lartë ekonomik dhe kulturor, si në rastin e Sh.B.A.-ve. Zakonisht terapistët e muzikës përdorin instrumentin e kitarrës, organos, instrumentat me goditje dhe instrumenta të thjeshtë të krijuar vetëm për këtë qëllim. Në Danimarkë, Sh.B.A. edhe në Shqipëri, përdoren sot edhe instrumentat e frymës, tunxhit. 

Si përfundim studimi i terapisë muzikore me metoda shkencore, do t’i japi mundësi kësaj fushe me shumë të ardhme, për të pasur një ndikim më të madh për shumë crregullime psiko-fizike. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top