FB

February 21, 2024 | 6:15

Që kur psikiatër dhe psikologë hynë në jetën e tyre, fëmijët u bënë më të dhunshëm

 

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Më duhet të pranoj se ka një dozë të vërtete në këtë që shkruaj. 

Në brezat e vjetër, mësuesit dhe profesorët luanin një rol të rëndësishëm në shkollat fillore dhe të mesme. Ata mernin iniciativa, kishte dënime që e vinin disi situatën nën kontroll, përveç rasteve të veçanta me fëmijë që, ose janë jashtëzakonisht inteligjentë dhe nuk përshtaten dot me fëmijët e tjerë të moshës së tyre dhe të respektojnë rregullat e klasës, ose nëse janë nga natyra delikuentë për shkak të karakterit, kushteve të veçanta të jetesës, në mjedisin familjar me prindër veçanërisht të stresuar, të cilët e transferojnë një pjesë të këtij presioni tek fëmijët e tyre.

femij

Mësuesi në kohët e mëparshme mori iniciativa dhe askush nuk e vuri në dyshim të drejtën e tij për të vepruar ndaj fëmijëve si një baba apo nënë e rreptë.

Sot, të gjithë i referojnë fëmijët te psikologë dhe psikiatër në kërkim të zgjidhjeve për problemet që nuk ekzistojnë gjithmonë, por janë në përputhje me moshën e çdo fëmije që ndjen gjakun e tij të vlojë dhe dëshiron të lehtësohet në mënyra të ndryshme.

Psikologët, të cilët janë vazhdimisht në rritje në kohën tonë, nuk mund të zgjidhin problemet e një fëmije, të cilit prindërit nuk i kushtojnë kohën e nevojshme.

Nevojitet, që shteti duhet t’ japë më shumë iniciativa mësuesit si në të kaluarën dhe jo vetëm t’i kërcënojë ata me ndëshkime.

Duke qenë se prindërit nuk i kushtojnë kohë cilësore fëmijëve të tyre por mundohen ta zëvendësojnë këtë kohë me vizitat tek psikologu, gjithçka duket shumë e arsyeshme.

Psikologu nuk mund të sigurojë dashurinë dhe ndjenjën e pranimit dhe sigurisë në familje.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top