FB

October 25, 2024 | 7:09

Që të ndryshoni jetën tuaj duhet të ndryshoni prioritetet tuaja!

 

Një nga mësimet më të rëndësishme që kam mësuar me kalimin e kohës është se për të ndryshuar vërtet jetën tuaj, duhet të rivlerësoni prioritetet tuaja.

alda-bircajKy përfundim nuk doli lehtë, aspak i lehtë do të thosha, ishte rezultat i shumë konflikteve të brendshme dhe momenteve të autokritikës. Për vite me radhë kam qenë e bllokuar në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme në kushtet që puna duhet të jetë e para. Qëndrova e përkushtuar ndaj detyrimeve profesionale, duke besuar se suksesi atje do të sillte lumturi dhe përmbushje. Por ndërsa ndiqja qëllimet e mia në punë, diçka më kuptimplote mbeti pas…, familja ime, marrëdhëniet e mia ndërpersonale, madje edhe unë.

Prioritetet tona janë pasqyra e jetës që ne zgjedhim të jetojmë. Nëse e lini punën të mbushë çdo cep të jetës suaj të përditshme, momentet që ju mbushin vërtet, momentet kur jeni me njerëzit që doni ose kaloni kohë duke bërë diçka që ju frymëzon, zvogëlohen. Shumë herë e kuptojmë, për fat të keq, vonë, por për fat të mirë jo më vonë se sa mund të duronim.

prioritetet

Ky ndryshim, për të riorganizuar prioritetet tuaja, nuk vjen pa përpjekje. Të mësosh të vendosësh kufij, të mbrosh kohën tënde, të hapësh hapësirë për atë që ka vërtet rëndësi, kërkon guxim, vendim të vetëdijshëm/të ndërgjegjshëm dhe…, humbje kolaterale.

Por kur filloni ta bëni atë, jeta merr një tjetër ekuilibër dhe papritmas momentet e vogla të dashurisë, paqes dhe përmbushjes kanë më shumë peshë se çdo triumf profesional apo tjetër.

Në fund të fundit, nuk ka të bëjë me atë se sa ne arrijmë, por me atë që zgjedhim të vendosim të parën në jetën tonë. Kur i jep përparësi asaj që të mbush zemrën, kur e lë punën t’i shërbejë jetës në vend që ta “gëlltisë”atë, atëherë ndryshimet që vijnë janë të thella dhe domethënëse.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top