Një familje ka birësuar nëntë fëmijë, nga shtëpia e fëmijëve, për të siguruar që të gjithë vëllezërit e motrat të qëndrojnë së bashku. Peggy Smith dhe bashkëshorti i saj Jakob nuk kishin fëmijë, deri sa panë në Facebook një njoftim për të ndihmuar fëmijë.
Çifti i ri tani janë prindër të katër fëmijëve, mosha e të të cilëve shkon nga disa muajsh deri në katër vjeç.
Ata vendosën të bashkojnë forcat me prindërit e Jakobit, Thad dhe Loryn për të adoptuar të nëntë fëmijët të cilët ‘kanë një lidhje aq të fortë saqë nuk mund të ndahen’.
Peggy, 28 vjeç, dhe Jacob tani kujdesen për katër fëmijët e vegjël, ndërsa pesë vëllezërit e motrat e tjera, të moshës midis tetë dhe 14 vjeç, jetojnë me Thad dhe Loryn vetëm disa hapa larg, në Tampa, Florida.
Student në kolegj me kohë të plotë, Jacob, tha: ” Pashë në Facebook një grup të vëllezërve që kishin nevojë për adoptim”.
“Thashë se kisha dëshirë që t’i ndihmoja dhe ndërkohë mamaja më telefonon për të pyetur nëse e kisha seriozisht këtë gjë”.
“Ajo sugjeroi që ne të mbajmë më të vegjlit dhe ata të adoptonin më të rriturit në mënyrë që t’i kishin të gjithë, mos t’i ndanin. Është çmenduri pasi të gjitha po ndodhnin vetëm nga një postim në Facebook”.
”Disa ditë më vonë ne kishim katër fëmijë në derën tonë. Dhe konkretisht nga asnjë fëmijë ne tashmë kishim nëntë”.
Gruaja Peggy shtoi: “Ne e dimë se kjo është ndoshta gjëja më e vështirë që do të bëjmë ndonjëherë. Ne menduam se ishte i çmenduri, por menduam pse jo? Pse jo kjo familje? Ne kemi një shtëpi. Pse të mos e rritim familjen tonë në këtë mënyrë? Në të vërtetë nuk e dinim se kishte një fëmijë të nëntë, pasi në postimin kishte vetëm tetë fëmijë. Por ne morëm një email ku thuhej se ‘mamaja kishte numrin nëntë’. Kështu që kur zbuluam se kishte një fëmijë të nëntë, ishte si një ëndërr”.
Mamaja e Jakobit, Loryn tha: ” Gjëja më e rëndësishme ishte që vëllezërit e motrat të rriteshin së bashku. Kemi dëgjuar kaq shumë njerëz që thonë ‘Ti je i çmendur! Çfarë po mendon? Ishit keq për një fëmijë ‘.
” Përgjigjja jonë është, nuk ka dyshim se ne jemi të çmendur, por ne kemi bërë me prindër 15 fëmijë me orar të plotë dhe jemi kujdesur për mbi 100 fëmijë gjatë viteve tona si prindër birësues.
”Ne ndjejmë se nëse nuk e bëjmë ne, atëherë kush do ta bëjë?
“Ne kemi marrë një letër nga 10-vjeçarja që së shpejti do të jetë vajza jonë, në të cilën ka shkruar “Faleminderit që na lejuat të jetojmë në shtëpinë tuaj, na shpëtuat nga ndarja”.
Aktualisht familja punon me Fondacionin Promise Love (http://www.promiselovefoundation.org/) për të siguruar të ardhurat e nevojshme për dy makina, për familjen e tyre të zgjeruar.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.storytrender.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.