Studiuesit e “Oxford University” ia kanë dalë të transformojnë me anë të teknologjisë staminale qelizat e lëkurës së të sëmurëve me kancer në qeliza imunitare, duke i përdorur ato kundër tumorit. Qelizat e ndryshuara ishin të gjendje të aktivizonin si ato imunitare që prodhojnë antitrupat, ashtu edhe ato që vrasin qelizat e tjera.
Ky është një rezultat që deri tani është përfituar vetëm në laborator. Terapia është ende shumë larg të qenit e njohur botërisht, por është një fakt shumë inkurajues. Deri sa të fillojë një terapi e mirëfilltë për të sëmurët me kancer duhen bërë ende shumë testime dhe studime më të thelluara. Studimi u botua në revistën e specializuar “Gene Therapy”.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.