FB

December 15, 2022 | 9:03

Qendra Primus Gradus: Hapa të sigurt për një të ardhme më të ndritur!

 

 

Edukimi i mirë nis nga mjedisi që zgjedhim për të rritur dhe shkolluar fëmijët tanë. Padyshim që mund të jetë një zgjedhje e vështirë, por referimi dhe orientimi është një mënyrë e shpejtë dhe ndihmëse për të hedhur hapin e sigurt. Qendra Primus Gradus, që nga latinishtja në shqip do të thotë ‘hapi i parë’, është një prej modeleve më të mira që ju sugjerojmë për fëmijën tuaj. Nëse është në hapat e parë për në çerdhe, për një cikël më lart, në kopsht apo për të ndjekur studimet passhkollore, Primus Gradus është vendi ku profesionistët e edukimit dhe dijes, por dhe hapësirat funksionale, do t’ju bëjnë ta lini fëmijën në duar të sigurta. Primus Gradus ndodhet në Tiranë tek Pazari i Ri.

primus1

Një adresë komode për të gjithë prindërit që duan ta kenë afër me shtëpinë apo si vendndodhje të tillë me vendin e tyre të punës.

Për drejtuesit e Primus Gradus, menaxhimi i këtij institucioni është privilegj. Puna me fëmijët, përkushtimi dhe ecuria në mirërritjen dhe zhvillimin e tyre bëhet shumë më e bukur kur bëhet me shumë dashuri. Janë të vegjlit ata që i japin jetë procesit mësimore dhe aktiviteteve, të cilat edhe pse studimore në vetveteve, shndërrohen në orë mësimi edhe për jetën.

primus

Në Primus Gradus e veçanta e programit edukativ qëndron tek paketa e librave Polis, e cila i vë rëndësinë më së shumti 5 fushavë të zhvillimit: atij gjuhësor, matematikor, dituri natyre, arte dhe edukim fizik. Librat janë të ndarë sipas grupmoshave: paketa e parë për grupin e çerdhes; paketa e dytë për grupin e parë të kopshtit; paketa e tretë për grupin e dytë të kopshtit dhe paketa e katërt për grupin parashkollor. Në bazë të paketës së librave dhe temave, fëmijët punojnë për të mësuar. Gjithashtu zhvillohen projekte pune artistike dhe lojëra të ndryshme. Në program kemi të përfshirë edhe kurset yoga, balet dhe gjuhë e huaj, anglisht.

primus2

Kur më të vegjlit duan mamin

Kjo është diçka normale që fëmija përjeton nga shkëputja e atashimit me prindërit. Është një tkurrje që fëmija e përjeton në çerdhe. Tkurrja e më të vegjëlve nuk ka të bëjë fare me atë të “të rriturve” prandaj e gjithë puna qëndron në vëzhgimin e tyre. Në çerdhe psikologu ndërhyn kryesish për të mbështetur ekipin e punës. Prania e tij bën të mundur adresimin e çdo vështirësie që has ekipi. Probleme për fjetjen, të qarat e pandërprera, etj. Prania çdo ditë e psikologut në ambientet e çerdhes Primus Gradus bën të mundur menaxhimin e situatave dhe përshtatjen ose atashimin me të lehtë të fëmijëve në çerdhe.

 

primus3

Rastet kur shëndeti i të vegjëve luhatet

Shëndeti është një gjendje e aktivitetit jetësor që korrespondon me moshën biologjike të fëmijës. Padyshim në rastet kur shëndeti i fëmijës pëson luhatje të tilla, si luhatje të temperaturës, drejtuesit e institucionit konsultohen me mjeken e institucionit dhe kryejnë ndërhyrjet e nevojshme. Ndërsa në rastet kur fëmija përjeton luhatje të tjera emocionale, hiperaktivitet, stres, etj., konsultat bëhen me psikologen dhe punohet në mënyrë individuale, specifike me secilin fëmijë në sajë të luhatjes që shfaq.

 

primus4

Takimet me psikologen Ardiola Bodinaku

Gjatë gjithë punës së tyre, profesionistët, si mësues apo edukatorë, hasen me dilema nga më të ndryshmet, të cilat kërkojnë jo vetëm përgatitje profesionale por edhe një mendim të pjekur etik. Praktika profesionale e çdo edukatori duhet të mbështetet në një terren solid etike profesionale, por edhe personale. Çdo profesionist duhet të ketë një njohje të mirë të vetes, parimeve, qëndrimeve, vlerave apo nevojave që e udhëheqin në jetën e tyre personale dhe profesionale. Në këtë pikëpamje ato kanë nevojë të ndërmarrin një udhëtim të gjatë brenda vetes, ku me ndihmën e psikologut të grupit do të kuptojnë këtë konglomerat procesesh, nevojash apo konjicionesh. Kjo marrëdhënie ndihmuese bën që në takimet e përjavshme të ndjehet mbështetja dhe inkurajimi jo vetëm nga ana e psikologut por edhe e stafit, për të empatizuar njëri-tjetrin në krijimin e një klime të sigurtë emocionale, e cila do reflektojë në cilësinë e marrëdhënies së tyre me fëmijët. Fokusi kryesor gjatë punës në këshillimin e stafit është inkurajimi për ndërtimin e një ambienti të shëndetshëm, që bazohet në komunikimin e drejtpërdrejtë, me qëllim, kapërcimin e vështirësive dhe lehtësimin e një dite pune.

 

Koha e qëndrimit

Kopshti Primus Gradus është i hapur nga e hëna në të premte në orarin 7:30 -18:00 dhe të shtunën 7:30-13:00. Pritja e mëngjesit dhe konsumimi i vaktit të parë bëhet në orën 7:30. Më pas fëmijët ndahen në grupe dhe fillojë me rrethin e mëngjesit. Konsumimi i frutit dhe zhvillimi i aktiviteteve ditore bëhet në bazë të programit regjimor. I gjithë procesi në harkun kohor të çdo ditë është lehtësisht i monitorueshëm edhe nga prindërit, të cilët shprehin interes ose iu ofrohet nga institucioni transparenca në mënyrën e zhvillimit të fëmijës, loja e tyre apo ndërveprimi gjatë programit ditor. Dhe ky është një standard të cilin Primus Gradus e ka vendosur për mbarëvajtjen e fëmijëve dhe institucionit. Ndërkaq, një garanci më shumë pse Primus Gradus zgjidhet nga prindërit e fëmijëve, është sepse përveç ambientit mikpritës, stafi është i kualifikuar, është prania e psikologes dhe e mjekes pediatre. Ndërsa për fëmijët sekreti është dashuria e edukatoreve, lojëra dhe aktivitetet e ndryshme që i bëjnë fëmijët çdo ditë të lumtur dhe të qetë në kopsht.

 

Aktivitetet ekstra

Gjëja që duan më shumë fëmijët është padyshim argëtimi, brenda apo jashtë në hapësira të përbashkëta, ku të kenë mundësi të çlirojnë energjitë e tyre dhe të kënaqen pa fund. Për të gjithë këto, Primus Gradus përfshihet ekstra, duke konsideruar jo vetëm lojërat krijuese apo zhvilluese brenda institucionit, por edhe ato që kanë të bëjnë me argëtimin përmes një vegle muzikore si violinë, apo me arte figurative, pikturë, por edhe më shumë se kaq. fëmijët përfshihen në ekskursione të ndryshme, në shfaqje teatri apo në kinema, një mënyrë e shkëlqyer për t’iu dhënë maksimumin edukativ dhe kulturor të vegjëlve.

 

Adresa: Rruga “Musa Karapici”, Pazari i Ri, Tiranë

Tel: 068 84 28 936    / 068 51 88 910

10

Botuar në Revistën Psikologjia Dhjetor Nr. 186 – Viti 2022

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top