Qëndrimi për shumë orë ulur dyfishon rrezikun e diabetit dhe të sëmundjeve kardiake. Ky është përfundimi i një studimi nga Universiteti i Leicester-it në Angli, i cili ka analizuar rezultatet e 18 studimeve të mëparshme.
Në këto studime kanë marrë pjesë rreth 800 mijë njerëz. Duke qenë se qëndrimi ulur në karrige është një aktivitet me konsum të ulët kalorik, organizmi presupozon se është i nevojshëm kursimi i energjive. Për këtë arsye bëhet rezistent ndaj insulinës me shtimin e glukozës në gjak, e cila pakëson kolesterolin e mirë.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 160
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.