Ne të gjithë kemi momentet tona që na duhet të ulemi për pesë minuta, të marrim veten apo të shqyrtojmë mendimet tona.
Por sipas një studimi nga Universiteti i Kalifornisë që u bë me një grup njerëzish nga mosha 45-75 vjeç, të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë mund t’ju sjellë probleme me harresën. Njerëzit që qëndronin ulur 15 orë në ditë, kishin mesatarisht lobet temporale mediale 10 % më të ulëta se dikush që rrinte ulur për pesë orë ose më pak. Këto lobe, që gjenden në të dyja anët e pjesës mbrapa kokës, zvogëlohen në masë gradualisht me moshën.
Gjithashtu, testimi i bërë tregoi se pas 15 orësh qëndrimi ulur, çdo orë shtesë shoqërohej me një rënie prej 2% në vëllimin e lobit.
Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë është shoqëruar vazhdimisht me shumë sëmundje kronike siç janë: sëmundjet e zemrës, diabeti e të tjera. Sipas studimit, numri i orëve që kaloni ulur është proporcional me rritjen e rrezikut të Alzheimerit. Një pasojë tjetër është humbja e kujtesës, aq sa mund të çojë në çmenduri.
Ajo që këshillohet është të shmangni stilin e jetesës ulur me anë të aktiviteteve të ndryshme si për shembull, një shëtitje e shpejtë apo dhe një lojë e shkurtër futbolli. Kjo lejon më shumë oksigjen në trupin tuaj, i cili më vonë inkurajon enët e shëndetshme të gjakut dhe rritjen e qelizave të reja të trurit.
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.