Këshilla & Arsye

November 6, 2018 | 12:58

Qëndroni në formë duke u ushtruar gjatë kohës që punoni

Mjaftojnë vetëm disa lëvizje të “sakta” për të lehtësuar muskujt e lënduar dhe për të parandaluar dhimbjen e shpinës, që mund të bëhen në zyrë pa tërhequr vëmendjen.

Tetë orë të përkulur në tavolinë para kompjuterit, ndoshta nën presion dhe stres, duke mbajtur mausin midis gishtave në njërën anë dhe telefonin në anën tjetër. Nuk është çudi që në fund të ditës ta gjeni veten me shpatulla të lënduara dhe të mpira.

Për të kufizuar dëmtimin, përveç lejimit të disa pushimeve kohë pas kohe, mund të bëni disa ushtrime stretching, të thjeshta dhe të përshtatshme për mjedisin e punës.

Të thjeshta dhe pa shumë mundim, ja disa ushtrime që mund t’i bëni në vendin tuaj të punës:

  • Kur të jeni në zyrë mos humbisni mundësinë për të lëvizur: ecni (ose vraponi) përgjatë korridoreve.
  • Për qafën: përkulni kokën përpara dhe pastaj anash
  • Për shpinën, tërhiquni lartë si një fije e varur në tavan.
  • Rrotulloni bustin në anë me bërryla të hapura dhe pa lëvizur ijet.
  • Për të shtrirë shpinën: përkuluni përpara derisa të prekni këmbët me duart tuaja.
  • Për duart: manipuloni një top gome
  • Për këmbët: mblidhni një gju në gjoks, duke i alternuar.
  • Përdorni një top fitnesi në vend të një karrigeje: do të stërviteni pa e kuptuar.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top