Këshilla & Arsye

May 22, 2017 | 15:30

Qeni dhe reflektimi i tij: Kënaquni me atë që keni

1

Një qen, të cilit kasapi kishte hedhur një kockë, po nxitonte për në kolibe. Teksa po kalonte në një urë hodhi vështrimin poshtë dhe pa veten të pasqyruar në ujë të qetë, sikur në një pasqyrë. Por, qeni i pangopur mendoi se pa një qen të vërtetë, që mbante një kockë shumë më të madhe sesa e tij.

Pa u menduar mirë, hodhi kockën e tij në ujë dhe pa veten duke u përpjekur  që të arrinte në breg. Më në fund arriti të dilte nga lumi dhe i trishtuar po mendonte për kockën që kishte humbur dhe e kuptoi sa budalla u tregua.

Mësimi: Ne gjithmonë duam më shumë se kemi, por nëse analizoni më shumë do të kuptoni se kocka që keni është e mjaftueshme. Kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të përpiqeni për gjëra më të mëdha dhe më të mira. Por, duhet të jeni të kujdesshëm për gjërat që dëshironi më shumë. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top