E tregtuar nga egjiptianët që 3500 vjet para lindjes së Krishtit, qepa ka simbolizuar përjetësinë për shkak të formës së saj rrethore.
Qepët janë të pasura me përbërës sulfurik, që i japin asaj aromën e fortë si dhe shkaktojnë lotim të syve. Studimet sugjerojnë se qepët mund të ulin tensionin e gjakut, të ulin rrezikun e zhvillimit të atakut në zemër, madje të ofrojnë mbrojtje edhe kundër kancerit (ndoshta për shkak të prezencës së fitokimikateve dhe flavonoidit kurcetinë).
Një qepë e madhe ka vetëm 63 kalori, përmban më shumë se 1 kupë ujë dhe siguron më shumë se 20% të dozës së vitaminës C që ju nevojitet çdo ditë.
Si funksionon?
Qepa përmban përbërës që duket se ulin inflamacionin (ënjtjet), lehtësojnë shtrëngimin në gjoks tek personat që vuajnë nga astma dhe ulin nivelet e kolesterolit dhe sheqerit në gjak.
Nga ana mjekësore, më së tepërmi ajo përdoret për shërimin e plagëve dhe ënjtjeve në trup
Përdorimet
Plagët. Studime të ndryshme kanë treguar se aplikimi në lëkurë i një xheli që përmban ekstrakt të qepës, vetëm ose së bashku me përbërës të tjerë, për të paktën 10 javë, ndihmon në shërimin e plagëve në trup.
Rënien e flokëve (alopecia areata). Studime të kahershme kanë treguar se aplikimi i lëngut të qepës në skalp për 8 javë mund të parandalojë rënien e flokëve tek njerëzit që vuajnë nga alopecia armata (gjendje shëndetësore që shkakton rënie të flokëve).
Diabeti. Studime të kahershme kanë treguar se konsumi i 20 gramë qepë, ndërkohë që mbajnë dhe dietë, ul nivelet e sheqerit në gjak tek personat që vuajnë nga diabeti pas 8 javësh trajtim.
Tensioni i lartë i gjakut. Studimet kanë treguar se marrja e një ekstrakti të qepër për 6 javë ul në mënyrë të konsiderueshme tensionin sistolik të gjakut tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Studime të kahershme kanë sugjeruar gjithashtu se marrja e një produkti që përmban qepë dhe përbërës të tjerë për një javë ndihmon në uljen e tensionit sistolik të gjakut.
Obeziteti. Studime të kahershme kanë sugjeruar se përdorimi i një ekstrakti të lëvozhgës së qepës për 12 javë ndihmon në rënien në peshë tek njerëzit që janë obezë ose mbipeshë.
Celuliti. Studime të ndryshme kanë treguar se aplikimi i një kremi për lëkurën që përmban ekstrakt të qepës, gotu kola dhe acid hyaluronic për 12 javë ndihmon në zbehjen e celulitit dhe shenjave të lindjes.
Duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të vlerësuar efikasitetin e qepës për këto përdorime:
Astma
Bronkiti
Dhimbje në stomak
Temperaturë
Ftohje
Kollë
Inflamacion në gojë dhe fyt
Mungesë oreksi
Parandalimi i sforcimit të arterieve (arteroskleroza)
Gjendje të tjera shëndetësore
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.