Konsumimi i qepëve në sasi të pakët ul rrezikun për t’u sëmurur nga kanceri i pankreasit. Këtë e ka treguar një studim italian i kryer nga Instituti “Mario Negri” dhe Universiteti i Milanos.
Sipas ekspertëve, ndikimi pozitiv shërben si mburojë për organin e tretjes. Studiuesit kanë krahasuar zakonet e ushqyerjes të 230 personave të prekur nga kanceri i pankreasit. U vu re se kush konsumonte të paktën 50 gr. qepë në javë, kishte 40% më pak mundësi që të sëmurej.
Sipas studiuesve, përfshirja e qepës dhe hudhrës në dietën ushqimore ka ndikime pozitive, pasi ata kanë konfirmuar efektet e fuqishme mbrojtëse të qepës dhe hudhrës ndaj kancerit të pankreasit.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 130
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.