Emri im është Eliza, jam 27 vjeçe, dhe nesër do të martohem nesër. Zemra më dridhet nga lumturia. I ndiej të gjitha fluturat në stomakun tim, në të gjithë botën, të gjitha brenda. Bashkëshorti, Luixhi, dashuria e jetës sime, dashuri që vjen dhe e hedh veten brenda saj. Dhe është e bukur.
Quhem Eliza, jam 30 vjeçe, dhe jam shtatzënë. Ndjej të përziera në mëngjes sapo ulem në shtrat pasi kam hapur sytë. Dhe në mbrëmje kam uri, uri për gjëra që nuk mund të gjenden në frigorifer, kështu që Luixhi duhet të dalë nëpër disa supermarkete para se të kënaqë të voglin që jeton në barkun tim dhe që kërkon ushqim. Luixhi thotë që unë jam e bukur. Nuk e beso. Kam marrë dhjetë kilogramë, por gjithsesi e lë veten të përkëdhelet.
Emri im është Eliza, jam 31 vjeçe, dhe prej disa muajsh mbaja në krahët e mi Franceskon. Francesko është i mirë. Dhe, ka shije si qumësht kudo, në flokë, në duar, në këmbë. E shoh me habi. Por, me të vërtetë, e bëra? Por, në të vërtetë, a ka dalë nga unë? Më prek për çdo gjë. Luixhi, jo. Luixhi ngre zërin. “E bëj të pushojë, Krisht”. Dje i rrëshqiti njëra dorë në fytyrë. E fala menjëherë. Është i lodhur. Kjo atësi e gjen të papërgatitur.
Emri im është Eliza, jam 32 vjeçe, dhe sot, duke u parë në pasqyrë, vura re një mavijosje në krahun tim të djathtë, një në mollëz dhe një afër buzës. Tani vendos grimin dhe gjithçka zhduket.
Emri im është Eliza, jam 33 vjeçe, dhe përfundova në urgjencë sonte. Tri brinjë të thyera. Luixhi më shqelmoi anash. Por nuk është faji i tij. Nuk është faji i tij. Ai është aq i lodhur dhe unë jam aq e shpërqendruar saqë rashë në kuzhinë, duke u çuar pjatën dhe ushqimet në tryezë. “Burri im u përpoq të më ndihmonte të ngrihesha, por përkundrazi ra mbi mua”, kështu thashë në spital. “E sigurt?”. “Sigurisht”, iu përgjigja butë, me dhimbje që më priste frymën.
Quhem Eliza, jam 35 vjeçe, dhe këtë mëngjes Luixhi më mbërtheu me thikën në fyt. Ndjeva se tehu hynte në mish. Për disa sekonda mbaja frymën dhe mendova “po më ndodh mua kjo gjë? A po më ndodh vërtet?”. Vdiqa pas disa orësh. Pa gjak.
Emri im është Eliza, dhe tani jam re dhe shi, tokë dhe det dhe fryma e një nëne mbi të gjithë jetimët e kësaj bote.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi nga Interneti
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.