Që kur isha fëmijë, gjithmonë kam pasur një pasion të madh për muzikën, edhe pse prindërit e mi kanë besuar në shkollimin dhe punësimin si punonjës. Pas një eksperience si kitarist, në vitin 1965 takova Giulio Rapetti, artist Mogol, i cili vendosi të shkruante me mua tekstet e muzikës sime.
Në vitin 1967, ” 29 settembre”, kënduar nga Equipe 84, ishte kënga jonë e parë, e cila u rendit në vendin e parë në klasifikimin e këngëve më të dëgjuara. Giulio gjithashtu besoi në cilësitë e mia si këngëtar dhe bëri gjithçka për të më dhënë mundësinë si interpretues i këngëve tona. Në vitin 1969, ” Mi ritorni in mente” arriti të shes 25,000 kopje në ditë, dhe dyqanet ishin plot për të blerë CD-të e mia.
Në vitin 1970 këngët tona jepeshin nëpër festivale gjatë gjithë vitit dhe në vitin 1971 ” Pensieri e Parole” ishte kënga më e shitur në Itali.
David Bowie më quajti këngëtarin më të mirë në botë, Paul McCartney mbante të gjitha albumet e mia dhe Pete Townshend një ditë dëgjoi “Emozioni” duke e quajtur atë një kryevepër.
Në vitin 1973 erdhi në jetë biri im Luca dhe dy fotografë hynë në klinikë me pretendimin se ishin infermierë, duke sulmuar gruan time që sapo kishte lindur. Unë kisha refuzuar ftesën për një intervistë me Enzo Biagi dhe kisha refuzuar 2 miliard lira nga Gianni Agnelli për të performuar në Teatrin Regio në Torino.
Në vitin 1975, në Milano, disa banditë tentuan të rrëmbejnë fëmijën tim të vetëm, por falë ndërhyrjes së kalimtarëve dhe dados kjo e keqe u shmang. Në fillim të viteve ’80 unë u godita nga një sëmundje e pashërueshme e veshkave, e cila çon në përkeqësimin e shpejtë të tyre. Për vite me radhë i nënshtrohesha dializës çdo ditë.
Një ditë shkoj në Paris për një transplant, por veshka e re dështon dhe më duhej të filloja përsëri nga e para. Pastaj situata precipiton në vitin 1998, unë u diagnostikova me limfomë dhe u shtrova në Institutin San Paolo në Milano. Nuk munda t’i nënshtrohesha kimioterapisë.
Giulio më shkruan në ditën e fundit një letër, që e kam në spital dhe më emocionon. Unë jam i sëmurë dhe gjatë rregullimit të tubave në trup, një mjek emocionohet dhe pranon se për të unë jam një mit. Fluturova larg më 9 shtator 1998, në moshën 55 vjeçare, pasi më mungonin dy provime për diplomën time në matematikë.
Unë isha Lucio Battisti, një engjëll në fluturim, para meje ka pasur vërtet një jetë tjetër dhe tani jam këtu në qiellin e pafund të dashurisë së pamasë, i lumtur që keni ndryshuar jetën tuaj, duke e bërë atë më të mirë.
Burimi / http://www.tuttorete.info
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.