Produktet e bulmetit kanë një nam të mirë përsa i përket shijes dhe jo më kot. Mund t’i kombinosh me çdo ushqim dhe t’i përdorësh kudo. Madje shumica prej recetave më të dashura nuk mund as të realizohen, nëse në shtëpi nuk ka qumësht ose kos.
Po aq të mira dhe të shëndetshme janë edhe për organizmin dhe funksionimin e mirë të tij. Të gjitha nënprodukte të qumështit, por shijet dhe vlerat nga njëra tek tjetra ndryshojnë. Duke i renditur kështu në klasifikime të ndryshme përsa i përket shëndetit të mirë.
Në këtë artikull ju tregojmë vlerat e gjithsecilit dhe kë të zgjidhni për zemër dhe kocka të forta.
Cilin të zgjidhni mes tyre
Qumësht, kos apo djathë, me siguri që i konsumoni të gjitha dhe për të zgjedhur vetëm njërën ose disa prej tyre mund të duket e kotë. Kjo pasi shpesh mendohet se kanë vlera ushqyese dhe ndikim të njëjtë në organizëm. Sipas ekspertëve kjo nuk është e vërtetë, pasi secili prej këtyre produkteve ka një ndikim të ndryshëm.
Konsumimi produkteve si djathi apo kosi lidhet më shumë me shëndetin e mirë të zemrës, sipas të dhënave nga Kongresit Evropian për Kardiologjinë në vitin 2018. Në studimin nga Universiteti i Lodzit në Poloni, ku morën pjesë 636,726 persona u tregua se jo të gjithë produktet e bulmetit ndihmojnë për një zemër të mirë.
Sipas këtyre ekspertëve konsumimi i qumështit rrit me 4% rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndërsa kosi dhe djathi bëjnë të kundërtën. Gjithashtu këto produkte të fermentuara bulmeti ndihmojnë edhe në luftën kundër diabetit të tipit 2. Yndyrnat e mira që kosi dhe djathi fitojnë gjatë fermentimit, ndihmojnë në shëndetin e mirë të arterieve.
Përse nuk rekomandohet qumështi
Ndonëse nënproduktet e tij mund të jenë një shpëtim për shëndetin e të gjithë organizmit, vetë qumështi nuk e ka këtë fuqi. Sipas ekspertëve mënyra se si molekulat e proteinave dhe yndyrnat ruhen tek qumështi mund ta dëmtojnë organizmin. Ndërsa kalciumi është më i përqendruar tek djathi dhe mund të merret shumë më lehtë prej tij.
Rreth 250 ml qumësht ka 300 miligramë kalcium të nevojshëm për kockat. Po kaq ka 170 ml kos dhe po aq kalcium ka edhe 30 gramë djathë. Kështu për të pasur kocka të forta, djathërat dhe kosi mund t’ju vijnë shumë më shpejt në ndihmë. Një tjetër vlerë e shtuar e kosit që qumështi nuk e ka, janë edhe probiotikët të cilët forcojnë shumë sistemin imunitar.
Kështu në vend të një gote me qumësht çdo mëngjes apo darkë mundohuni të zgjidhni edhe kosin bashkë me djathin për të marrë të gjitha vlerat e tyre.
Burimi / AgroWeb.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.