Studim

March 16, 2018 | 15:08

Qumështi i kësaj kafshe shpëton njerëzimin

Sipas studimeve të fundit qumështi i sqeporit mund të ndihmojë për të luftuar një nga problemet që i kanoset  njerëzimit, rezistencën ndaj antibiotikëve. Krijesat e çuditshme kanë një sqep si të rosës, këmbë helmuese dhe janë një nga 2 gjitarët të aftë për të bërë vezë.

Shkencëtarët australianë zbuluan në vitin 2010 se qumështi i kësaj kafshe gjysmë-ujore përmban një proteinë të fuqishme që mund të luftojë superbakteret. Ata kanë gjetur tani arsyen dhe thonë se mund të çojë në krijimin e një lloji të ri të antibiotikëve.

Sqeporët janë gjitarë të vegjël të aftë për të pjellë vezë dhe prodhuar qumësht. Ata nuk kanë thithka, por e kanë qumështin në bark dhe i ushqejnë të vegjlit e tyre me anë të djersitjes.

Sipas studiuesve, ky proces i ushqyerjes mendohet se lidhet me vetitë e tij antibakteriale.

“Sqeporët janë kafshë të çuditshëm që kanë një biokimi të çuditshme”, thotë Dr. Janet Newman, nga agjencia kombëtare e shkencave CSIRO në Australi, raporton BBC.

Ndryshe nga gjitarët e tjerë, qumështi i sqeporëve është i ekspozuar jashtë, duke i rrezikuar kështu të vegjlit e tyre nga bakteret e rrezikshme.

Proteina unike antibakteriale që qumështi i tyre përmban mund të jetë mbrojtësi i kafshës kundër këtyre baktereve, beson Dr. Julie Sharp, nga Universiteti Deakin.

Ekspertët i frikësohen rikthimit të epokës kur nuk ekzistonin antibiotikët dhe njerëzit vdisnin nga infeksionet e zakonshme apo plagë të lehta. Rezistenca antimikrobiale ndodh kur bakteret krijojnë një tolerancë kundër antibiotikëve dhe e kalojnë këtë rezistencë në një gjeneratë tjetër të baktereve, duke prodhuar kështu super-baktere.

Burimi / https://ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top