Këshilla & Arsye

November 29, 2017 | 16:23

Radikalet e lira: çfarë janë dhe pse janë kaq të dëmshme

Radikalet e lira: çfarë janë dhe pse janë kaq të dëmshme

Rrudha, lëkurë e shkatërruar, shqetësime të llojeve të ndryshme, dhe faji është i radikaleve të lira. Por jo të gjithë e dinë se çfarë janë ato që shkaktojnë kaq shumë dëme.

 Radikalet e lira janë mbetjet e aktivitetit fizik të trupit që grumbullohen brenda qelizave. Në praktikë kanë një ngarkesë elektrike negative që nuk gjen pjesën pozitive dhe mbetet “e lirë” duke shkaktuar paqëndrueshmëri të molekulës që bën pjesë. Por reagimi zinxhir që shkaktojnë ato, mund të ndërpritet vetëm me anë të antioksidantëve, substanca që zëvendësojnë elektronin e e munguar dhe sjellin ekuilibrin.

Ata vijnë nga stresi emotiv, apo lodhja e tepërt, ushqyerja e keqe, mjedisi,duhani, alkooli, ilaçet dhe drogërat, patologji inflamatore, dhe rrezet ultraviolet. Ndërsa trupi i prodhon si mbetje të aktivitetit të frymëmarrjes.

Por si luftohen ato?

Mbi të gjitha një ushqim i shëndetshëm i balancuar dhe aktivitet fizik. Stërvitja e duhur, ndikon në riqëndrueshmërinë dhe mbajtjen e ekuilibrit të duhur mes radikaleve të lira dhe agjentëve antioksidantë. Sigurisht duhet të braktisni duhanin dhe të kufizoni konsumin e alkoolit dhe superalkoolikëve, që lodhin mëlçinë.

E mira është të evitohen dietat me proteina dhe yndyrna ndërsa ushqimet me omgea 3 dhe omega 6 si peshku, salmoni, frutat e thata, farat dhe vaji i linit si dhe perimet e frutat janë të domosdoshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top