Nëse doni të ndiheni mirë , mos i tregoni më vetes historinë tuaj , mos besoni se është e vërtetë. Ka një tjetër brenda teje që nuk e sheh: kur i thua vetes se çfarë është e gabuar ose mendon për gabimet e tua ose si mund të ketë qenë jeta jote, thjesht po shkruan një histori që i jep shijen e së vërtetës. Nuk ekziston, por është vetëm në idenë që ju keni krijuar për realitetin tuaj të brendshëm.
A është vërtet historia juaj ajo që nuk është e mire apo po jetoni vetëm një personazh që mendon se gjërat janë të pakthyeshme dhe kështu përjashton botët që ju po jetoni ?
Ndryshoni pamjen tuaj
Nëse ka një Tjetër brenda jush, ai ka një vizion të ndryshëm nga i juaji dhe nuk është i interesuar t’ju dëgjojë të tregoni peripecitë tuaja. Kush e di sa herë i ka përsëritur dhe sa herë i ka dëgjuar nga ju. Për t’u ndjerë mirë, Tjetri në ju ka nevojë për histori të tjera , jo për vajtimin e zakonshëm identik prej vitesh, në të cilat ju tashmë e dini se çfarë shkoi keq dhe kjo nuk mund të ndryshohet.
Rishkrimi i historisë do të thotë hapja e dyerve për botë të tjera të brendshme , siç është ajo e imagjinatës. Të shohim veten si kafshë primitive, si pemë, si stuhi, si lule, si panorama dhe peizazhe do të thotë të sjellim rrëfime të tjera në fushë . Ndryshimi i mënyrës se si e shohim veten dhe këtë ja themi vetes,atëherë kjo do të ndryshoj gjithë ekzistencën tonë.
Burimi/www.riza.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.