Lifestyle

October 31, 2016 | 13:17

Raporti i UNICEF/ 300 milionë fëmijë thithin ajër shumë toksik

Rreth 300 milionë fëmijë në botë jetojnë në zona me ajër shumë toksik, thuhet në një raport të Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara – UNICEF.

Shumica dërrmuese e këtyre fëmijëve, rreth 220 milionë e këtyre fëmijëve jetojnë në Azinë Jugore, në zona ku ndotja e ajrit është gjashtë herë më e lartë se normat ndërkombëtare, të vëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Fëmijët janë të pambrojtur për shkak se mushkëritë e tyre janë ende në zhvillim. Ekspozimi i hershëm ndaj ajrit toksik ka pasoja të përjetshme për ta”, tha Nicholas Rees, autor i raportit.

Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake, tha se ndotja e ajrit është një “faktor i madh kontribues në vdekjen e rreth 600,000 fëmijëve nën pesë vjeç çdo vit”.

UNICEF u bëri thirrje qeverive, të cilat do të takohen në Marok muajin e ardhshëm për të biseduar për ngrohjen globale, që të kufizojnë përdorimin e lëndëve të caktuara djegëse.

“Asnjë shoqëri nuk mund të përballojë injorimin e ndotjes së ajrit”, tha Lake

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top