Në fokus

February 24, 2017 | 10:52

Raporti për klasat e pesta, çereku i nxënësve mbetës

Ajo që trumbetohet çdo ditë për cilësinë e mësimdhënies ka dhënë fakte konkrete, madje zyrtare nga vetë Agjencia Kombëtare e Provimeve. Një testim i nxënësve të arsimit fillor ka treguar se dijet e përftuara, sidomos te nxënësit e klasave të pesta ka rezultuar me arritje jo fort të kënaqshme. Por para këtyre fakteve, gjithmonë kërkohet të zbulohet se ku çalon puna. Ky argument duhet të vërë në peshore raportin nxënës-mësues, ku të dyja palët të marrin përgjegjësitë përkatëse për këta tregues. Është fatkeqësia e një sistemi arsimor pedagogjik apo e një brezi nxënësish që gjithnjë e më shumë kanë prirje pas mësimeve të tipit “fast food”, sesa përqendrim dhe përkushtim ndaj dijeve?

Nga Orjona Tresa

Nga Orjona Tresa

Jo rastësisht këtë situatë e ndesh sa herë kam takime me prindër. Më ndodh që një herë në dy muaj të përballem me fakte e dëshmi të tilla si nga mësuesit dhe nga vetë nxënësit, të cilët shfaqin pakënaqësitë e tyre.

Nga njëra anë janë mësuesit që me programin mësimor, hartimin e teksteve, kanë probleme dhe duhet të punojnë individualisht dhe me shpjegime të shkruara, në mënyrë që ta përcjellin sa më qartë lëndën. Të mos harrojmë se klasat janë të mbushura me një numër mbi mesataren e lejuar, atë të rreth 40 nxënësve për klasë, ndërsa mes gjithë ngarkesës pedagogjike, iu duhet të luajnë dhe një rol edukativ sa i takon problematikave të moshës.

Nga ana tjetër, vetë fëmijët kanë probleme, jo vetëm në aspektin e mësimdhënies, ngarkesës së programit shkollor dhe enumeracionit në klasë, por hasin vështirësi të tipit, mos perceptim ashtu siç duhet të lëndës dhe ngarkesë psikoemocionale, shpesh me pasthirrma të tipit, dhunë verbale.

Jo pa qëllim dhe mediat e shkruara ditën e sotme e kanë argumentuar këtë testim mbarëkombëtar me problematikën se: Mësuesit punojnë pak me nxënësit dhe ka mangësi në praktikë.

Ky është i pari testim kombëtar për dijet e nxënësve në përfundim të arsimit fillor. Nga testimi i kombinuar morën pjesë 34 mijë nxënës: Gjuhë Shqipe; Matematikë; Dituri Natyre, thuajse ¼ e nxënësve rezultojnë të jenë nën nivelit mesatar, gjysma e tyre janë në nivelin mesatar dhe vetëm 7% kanë shkëlqyer.

klasat-e-5

 

Ja raporti i publikuar nga vetë Agjencia Kombëtare e Provimeve

Gjetje të vlerësimit kombëtar:

  • Arritjet e nxënësve në vlerësimin kombëtar të klasës së 5-të rezultojnë të jenë pranë nivelit mesatar të arritjeve. Vetëm rreth 7. 41 % e nxënësve zotërojnë njohuri të nivelit të lartë dhe 49% e tyre zotërojnë njohuri që i përkasin nivelit mesatar.
  • Puna e mësuesit duhet të përqendrohet kryesisht në zhvillimin e kapaciteteve vëzhguese për zgjidhjen e problemeve, duke përdorur mjete konkrete didaktike.
  • Nxënësit preferojnë të përzgjedhin mes përgjigjeve të gatshme, se sa ta modelojnë/ndërtojnë vetë atë (përgjigjen). Në këtë rast ka dy probleme që lidhen me: aftësinë e të kuptuarit dhe aftësinë e të shprehurit.
  • Përqendrimi i punës së mësuesit është kryesisht në nivelet e para të kompetencave, pra riprodhim, njohje dhe kuptim të tekstit dhe pak ose aspak i vënë nxënësit në situatë reflektimi dhe vlerësimi dhe thuajse asnjëherë të merren me fragmente tekstesh të panjohura më parë. Kjo sjell që pak nxënës aftësohen në nivele  të  larta  ku  kërkohet  mendimi  kritik,  arsyetimi,  interpretimi  dhe  përgjigjja personale.
  • Rezultatet lidhen me punën e pakët që zhvillohet me nxënësit në drejtim të aftësisë së të shkruarit.

Qëllimi i lëndës së gjuhës shqipe është që t’i aftësojë nxënësit të shprehen dhe të shkruajnë idetë e tyre në lidhje me tema të caktuara dhe jo thjesht të mbartin aftësi mekanike që shfaqen vetëm në zgjidhje fragmentare ushtrimesh.

  • Në matematikë, njohuritë gjeometrike, shtrimi i problemave dhe zgjidhja e tyre janë aftësi që nuk zotërohen mirë nga nxënësit.
  • Vajzat kanë arritje më të larta, krahasuar me arritjet e djemve.
  • Arritjet e nxënësve të qytetit janë më të larta se arritjet e nxënësve në fshat.
  • Arritjet e nxënësve në shkollat private janë më të larta se arritjet e nxënësve në shkollat publike. Niveli social ekonomik i  familjeve  të  nxënësve,  numri  i  nxënësve  në  klasë,  janë  ndër  faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë gjetje të vlerësimit kombëtar.

 

Vlerësimi i arritjeve të nxënësve të klasës së 5

  • Një pjesë e mirë e nxënësve shfaqin vështirësi në veprimet me njësitë e njohura të gjatësisë, masës dhe në kryerjen e veprimeve të thjeshta me to. Pjesa më e madhe janë të prirur për të dhënë përgjigje në ato  ushtrime,  ku  mund  të  kryejnë  veprime  mekanike  dhe  jo  në  të  tjerat  ku  kërkohet  arsyetimi logjik.
  • Në ciklin fillor lënda “Dituri Natyre” të kryhet mbi bazën e eksperimenteve që mësuesja duhet t’u demonstrojë nxënësve  në  klasë,  në  mënyrë  që  nxënësit  të  nxënë  më  shumë.  Madje,  në  orë  tëcaktuara, mësimi duhet të zhvillohet në natyrë, pasi vetëm aty mësimdhënia dhe nxënia bëhet më konkrete. Konkretisht  pyetja  e  cila  teston  aftësinë e nxënësve  për  të vënë në zbatim njohuritë e marra, rezulton t’i jenë përgjigjur saktë vetëm 17% e nxënësve.
  • Nxënësit duhet të  aftësohen  në  nivele  të  larta  te  kompetencave,  ku  kërkohet  mendimi  kritik, arsyetimi, interpretimi, përgjigjja personale, zgjidhja problemore.
  • Hartimi i programeve trajnuese që lidhen me strategji të procesit të të nxënit në klasë dhe të vlerësimit të arritjeve të nxënësve.
  • Rikonceptim i tekstit të nxënësit në lidhje me mënyrën se si duhet t’u mësohen kompetencat.
  • Të përcaktohet qartazi niveli bazë i kompetencave gjuhësore që duhet të zotërojë çdo nxënës në  përfundim të arsimit fillor.
  • Mësuesi duhet ta orientojnë orën e mësimit në zhvillimin e veprimtarive praktike, me qëllim që nxënësi të nxërë duke punuar.

 

http://www.akp.gov.al/images/pdf/vleresimi_kombetar_kl5.pdf

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top