Mirëqenie

February 24, 2017 | 10:30

Ushqimet për kujdesin e flokëve

Nëse jeni duke kërkuar një ilaç kundër rënies së flokëve apo një mënyrë për rritjen e tyre më shpejt, ky shkrim është për ju. Nuk është e nevojshme të përdorni kimikate. Mjafton të bëni pjesë të dietës suaj ushqimet e duhura.

1

Fara luledielli

Janë të pasura me bakër, zink, magnez, kalcium, hekur, biotin, proteina, Omega-6… Një grusht fara luledielli mund të jetë i mjaftueshëm për të ndihmuar në rritjen e shëndetshme të flokëve dhe për të parandaluar rënien.

Arra

Arrat janë shumë të rëndësishme për të nxitur rritjen e flokëve. Ato përmbajnë një gamë të gjerë të proteinave, vitaminave dhe mineraleve (hekurit dhe zinkut), yndyrna të mira, që janë një zgjidhje e shkëlqyer kundër humbjes së flokëve.

Vezë

Për rritjen e shëndetshme të flokëve nuk duhet të humbasim proteinat. Siç dihet, vezët janë të pasura me proteina dhe përmbajnë shumë biotinë dhe Vitaminë B, dy elementë që parandalojnë rënien e flokëve.

Spinaq

Spinaqi është një burim i mirë i Vitaminave B, C dhe E. Ka kalcium, Omega-3 dhe antioksidantë të tjerë.

Karota

Shumë njerëz besojnë se karota është e mirë vetëm për lëkurën dhe shikimin… por beta-karoteni është një lëndë ushqyese e rëndësishme, që siguron rritjen e shëndetshme të flokëve.

Bathë

Bathët janë të pasura me Vitaminë B dhe C. Ato janë një burim i shkëlqyer i zinkut, që nxit rritjen e flokëve dhe, mbi të gjitha, bathët janë një burim i shkëlqyer i proteinave, me kalori të pakta dhe të pasura me fibra.

Tërshëra

Tërshëra është konsideruar gjerësisht një ilaç natyral kundër rënies së flokëve. Ajo përmban një sasi të mirë të mikroelementeve, bakër, zink dhe kalium.

Mishi dhe salmoni

Salmoni është i pasur me Omega-3, proteina dhe Vitaminë B12. Mishi përmban një numër të madh të proteinave, zink, hekur dhe vitamina. Ne duhet të konsumojmë dy herë në javë mish viçi, në mënyrë që të ushqejmë flokët dhe të sigurojmë rritjen e shëndetshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top