Psikofakt

November 6, 2020 | 10:25

Raporti shoqëri-individ, primare është interesi i përgjithshëm, bazë e jetës së shoqërisë dhe e çdo individi në veçanti

Meqë vlerat e individëve ndryshojnë nga njëri tek tjetri, dhe meqenëse individi nuk mund veçse të kuptojë një pjesë fare të vogël të dëshirave të “shoqërisë” apo të individëve të tjerë, të gjeturit apriori e një shkalle vlerash apo qëllimesh sipas të cilave duhet të sillet shoqëria apo kolektivi është e pamundur. Kështu tërësia e qëllimeve të imponuara arbitrarisht ndaj një kolektivi në vend që të jetë një reflektim i drejtëpërdrejtë i dëshirave të të gjithëve e çka është e pamundur meqë ekzistojnë diferenca mes individëve është në të vërtet një seleksionim artificial i disa synimeve nga njerëz që janë në pozita të ushtrojnë influencë, fuqi apo forcë.

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Filozofi dhe ekonomisti Friedrich Hayek thotë se thelbi i individualizmit është njohja e individit si gjykatësi i fundit i qëllimeve të veta, besimi se për sa është e mundur mendimet e atij duhet të qeverisin veprimet e atij vet.

Termi “shoqëri” aktualisht përdoret për të mbuluar një numër konotacionesh politike dhe shkencore, si dhe një sërë shoqërish.

Një shoqëri e përparuar dhe e moralshme, krijon individë të kulturuar e të sjellshëm. Natyrisht, raporti shoqëri-individ është reciprok. Por, në këtë reciprocitet, përcaktuese është shoqëria, janë marrëdhëniet që krijon, në kohë e në hapësirë sipas ligjësisë së përgjithshme të zhvillimit shoqëror dhe të ligjeve e të normave juridike. Në themel të këtij raporti ngrihen interesat shoqërore, interesi i përgjithshëm dhe i veçanti, personali. Në këtë raport, parësore, primare është interesi i përgjithshëm, që është bazë e jetës së shoqërisë dhe e çdo individi në veçanti. Vetëm nëpërmjet interesit të përgjithshëm, mund të plotësohen interesat personale dhe prirjet e veçanta të individit. Shoqëria dhe individi nuk janë fenomene të ndara. Në thelb, thotë V. Gëte, jemi qenie kolektive. Më shumë njerëzit i bashkon karakteri shoqëror i pronësisë dhe shpirtëror, territori dhe ndërgjegjja kombëtare, gjuha dhe traditat, idetë dhe botëkuptimi se sa mentaliteti i një individi, i cili mbart në vetvete dhe prirje egoiste, individualiste, që po të shumohen shkojnë në dëm të jetës publike e të shoqërisë në tërësi.

Andaj si përfundim ajo se çfar ne çdoherë duhet ta kuptojmë është të themi se : Nuk më bën përshtypje statusi shoqëror i parave ose titujt e punës. Më bën përshtypje mënyra se si dikush i trajton qeniet e tjera njerëzore.

P.S Urime Presidenca Vjosa Osmani

Urime Presidenca  Joe Biden

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top