FB

December 25, 2024 | 7:05

Rastet kur mungesa e vitaminës B është serioze tek fëmijët

Ushqimi i duhur dhe stili i përshtatshëm i jetesës janë thelbësorë për të siguruar një zhvillim të shëndetshëm për fëmijën. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që fëmijët të kenë një dietë të ekuilibruar që siguron furnizimin e të gjithë makro dhe mikro-ushqyesve të domosdoshëm për rritjen (përfshirë vitaminat). Kur kjo nuk ndodh, mund të ketë mungesë të vitaminës B dhe pediatri duhet të sugjerojë shtesa të mundshme.

Rëndësia e vitaminës B

Vitaminat e grupit B kryejnë shumë funksione thelbësore për trupin dhe janë esenciale për zhvillimin e të gjitha organeve dhe sistemeve, veçanërisht sistemit nervor. Trupi nuk mund t’i sintetizojë në mënyrë të pavarur në sasi të konsiderueshme, prandaj nëse marrja e tyre nuk është në mënyrën e duhur, mund të keni mungesë të vitaminës B.

Pesë kushte rreziku kur duhen marrë shtojca të vitaminës B

  • Në dieta të pabalancuara kur disa kategori ushqimesh nuk merren për shkak të alergjive ose intolerancës.
  • Në rast të infeksioneve respiratore të përsëritura tek fëmijët, pasi ato ndihmojnë aktivitetin e sistemit imunitar.
  • Në rast të problemeve të zorrëve të lidhura me përbërjen e mikrobiotikës së zorrëve.
  • Në rastin e harxhimit të shumë energjive, si disa sporte intensive.
  • Në rastin e fëmijëve obezë, plotësimi i kompleksit të vitaminës B mund të përmirësojë efikasitetin e proceseve metabolike.

Megjithatë është mjeku ai që duhet të sugjerojë shtojcën e kësaj vitamine.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top