Studim

October 31, 2019 | 9:40

Rastet më të shpeshta kur zbulohet kanceri i gjirit janë gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji

Kanceri i gjirit prek një numër gjithnjë në rritje të grave që kanë moshën për të lindur fëmijë dhe jo rrallë sëmundja zbulohet gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji.

Në fakt, një në 10 gra zbulon sëmundjen gjatë shtatzënisë ose gjatë ushqyerjes me gji. Cila është arsyeja për këtë? Një nga shkaqet është pa dyshim mosha e shtyrë e amësisë. Gratë gjithmonë vendosin të bëhen nëna më vonë dhe prandaj, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancere të gjirit. Kjo konfirmohet nga një studim britanik i Kujdesit për Kancerin e Gjirit.

Studimi i 500 nënave

Ky hulumtim përfshinte një mostër prej 496 grash, që vuanin nga kanceri i gjirit me një moshë maksimale 45 vjeç. Në mesin e këtyre grave, një në dhjetë kishte zbuluar sëmundjen gjatë shtatzënisë ose gjatë ushqyerjes me gji dhe më shumë se një e treta morën terapi specifike kur fëmijët i kishin shumë të vegjël.

Frikë edhe për fëmijët

Të zbulosh se vuani nga kanceri kur sapo jeni bërë nënë, ose jeni gati të bëheni nënë, është me të vërtetë shokuese. Në fakt, më shumë se gjysma e grave që u futën në studim thonë se ato kanë vuajtur shumë për shkak të terapive të marra në një moment kaq delikat dhe se ato kanë qenë të frikësuara se nuk do të kishin mundësi të kujdesen siç duhet për fëmijët e tyre ose se nuk do t’i shihnin të rriteshin. Ajo që mungon, në këto raste, është mbështetja adekuate psikologjike (dhe jo vetëm) për nënat e reja që zbulojnë se kanë kancer të gjirit.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top