Një grua amerikane mori një trajtim eksperimental për SIDA-n që hap shpresa të reja për shumë të sëmurë të tjerë. Lajmi u dha në konferencën që po zhvillohet në Denver të Kolorados pikërisht mbi ‘Retroviruset dhe infeksionet oportuniste’.
Ajo është personi i tretë në botë dhe gruaja e parë që është shëruar nga infeksioni HIV. Terapia e testuar me sukses tek pacienti përdor një metodë të transplantimit të gjakut të kordonit kërthizor neonatal dhe më pas qelizave staminale të rritur. Pacientja mori nofkën “pacientja e Nju Jorkut” (pacientja e parë e trajtuar për SIDA-n u mbiquajt “pacientja e Berlinit”) sepse ajo u trajtua në Qendrën Mjekësore të Nju Jorkut-Presbyterian Weill Cornell në qytetin e Nju Jorkut.
Ekipi i Weill Cornell identifikoi një anomali gjenetike në gjakun e kordonit kërthizor të një të porsalinduri që e bëri atë rezistent ndaj HIV-it dhe i përdori qelizat për transplantim. Operacioni u krye në vitin 2017, pacientja mori ilaçe kundër refuzimit dhe antivirale për 37 muaj, pas së cilës ndërpreu të gjithë terapinë. Që sot, 14 muaj më vonë, në gjakun e saj nuk ka asnjë gjurmë të virusit HIV.
Gjaku i kordonit kërthizor është shumë më i disponueshëm sesa qelizat staminale që përdoren zakonisht për transplantet e palcës kurrizore për të cilat është shumë më e vështirë të gjesh një përputhje. Dy pacientët e tjerë të vetëm të shëruar ndonjëherë nga virusi i SIDA-s – “Pacienti i Berlinit” Timothy Ray Brown dhe Adam Castillejo – kishin marrë të dy transplantime të qelizave staminale të rritur nga donatorë me mutacion gjenik rezistent ndaj SIDA-s.
Përgatiti Orjona Tresa | Burimi Ansa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.