Këndi i të rinjve

May 2, 2020 | 8:02

Rea Shundi: Ka një mënyrë të njohur dhe të vlerësuar për të lehtësuar komunikimin…

 

Jo çdo gjë që varet nga ne, varet vetëm nga ne. Shpeshherë janë disa rrethana të papërcaktuara që ndikojnë në rrjedhën e ngjarjeve tona. Shpeshherë njerëzit edhe gabojnë. Shpeshherë, njerëzit duan të urrejnë, sepse kanë frikë të duan. Shpeshherë, e kundërta e asaj që duket është ajo që dëgjohet, në heshtje, kur kanë rënë fjalët dhe janë ulur perdet.

Rea Shundi, Vëzhguese dhe mendimtare kritike, analizuese, punuese në grup dhe e udhëhequr nga aftësive e veta; Certifikata: Diplomacia Globale – Universiteti i Londrës, Nëntor 2017

Rea Shundi, Vëzhguese dhe mendimtare kritike, analizuese, punuese në grup dhe e udhëhequr nga aftësive e veta; Certifikata: Diplomacia Globale – Universiteti i Londrës, Nëntor 2017

Hapi i parë është t’i bësh njerëzit të shqetësohen, hapi i dytë, është të presësh. Të gjithë njerëzit janë gjithmonë në pritje për t’u vënë re. Një kamarier të vë re kur t’i shpreh interes për të hyrë në restorant a bar, njerëzit e tjerë të vënë re kur t’i ke vërtetë diçka për të thënë, dhe t’i mundet t’i vësh re vërtetë të tjerët kur ke diçka për t’u thënë, përndyshe, asgjë nuk vërtitet dot. 

Fjalët janë forma më të cilën komunikojmë parimisht, por kur vjen puna për të folur, nevojiten shumë më shumë se fjalë. Në të shumtën e rasteve, njerëzit, ne, hasim probleme në të shprehur, kemi frikë të dëgjojmë zërin tonë të përballet me zërin e të tjerëve, kemi madje frikë të vështrojmë drejtpërdrejtë në sy, sepse priremi të gabojmë ose të harrojmë.

Ka një mënyrë të njohur dhe të vlerësuar për të lehtësuar komunikimin. Ajo arrihet nëpërmjet një ndërmjetësi. Për shembull: të pasurit një mik të mirë në krahë, ose të pasurit thjesht këdo në krahë, që mund të dëgjojë, e bën komunikimin me dy shkallë, dhe kjo me vetëdijshmëri të plotë. Si ai që pyet (marrësi), si ai që përgjigjet (dhënësi), mund të shohin, që ka dy hapësira përmes të cilave përpunohet informacioni. Ndryshe ndodh kur ka vetëm një njeri në total. Ajo hapësirë komunikimi mundet vetëm të imagjinohet. Ka shumë njerëz, sot më shumë se kurrë, të cilët ende flasin vetëm për veten e tyre.

 

Gjermani 2020

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top